Ora News - Vlorë: Godina e braktisur kthehet në strehë për përdoruesit e lëndëve narkotike

By : Ora News Lajme

Published On: 2020-02-10

0 Views

01:17

#rtvora #oranews

Kjo godinë e cila vite më parë ka shërbyer si çerdhe në qytetin e Vlorës është kthyer në një strehë për përdoruesit e lëndëve narkotike.

Dëshmi janë këto shiringa të cilat gjenden kudo brenda ndërtesës.

Banorët e lagjes Partizani thonë se nuk kanë munguar rastet ku prej këtyre gërmadheve janë nxjerrë njerëz të pajetë për shkak të përdorimit të drogës.

??Dy persona kanë vdekur nga këta që drogohen??, tregon një banor.

Ata ndihen të shqetësuar për përhapjen e mundshme të infeksioneve pasi ndërtesa përdoret edhe si kontenier për mbeturinat.

??Duhet të kontrollohen nga drejtoria e higjienës??, thotë një banore.

Shqetësimin ia kanë përcjellë për zgjidhje edhe institucioneve vendore.

Nga bashkia kërkojnë vetëm izolimin e ndërtesës për të penguar hyrjen e personave që konsumojnë drogë.

??Nga bashkia kërkojmë të zihen muret që të bëhet e pakalueshme brenda.

Këtu duhet vënë dorë se është gjynah??, shprehen banorët.

Por në përgjigje të interesit të Ora News, Bashkia Vlorë thotë se ndërhyrja nuk është kompetencë e saj pasi këto janë ndërtesa me pronarë të ligjshëm.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vlore-godina-e-braktisur-kthehet-ne-strehe-perdoruesit-e-lendeve-narkotike

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Trending Videos - 25 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 25, 2024