Ora News - Kryemadhi nga Shkodra: Më 2 mars do jem në bulevard jo për Ilir Metën... ja arsyet

By : Ora News Lajme

Published On: 2020-02-22

0 Views

03:40

#rtvora #oranews

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaron se më 2 mars do të jetë në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.

Nga qyteti i Shkodrës, në një takim me strukturën e LSI-së, Kryemadhi nënvizoi se në bulevard nuk do të jetë për Ilir Metën dhe rendit arsyet pse.

"Më 2 mars do marr pjesë si qytetare, jo se jam me Ilir Metën, se Ilir Meta me tolerancën e tij dhe me besimin që pati në PS nuk u tregua i vëmendshëm për të mos lejuar këtë kapje të gjithë sistemit, nga parlamenti, qeveria, ekonomia e çdo tjetër.

Por unë do të jem në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? më 2 mars si një nënë që fëmijët e saj do ti shikojë në Shqipëri, si një bashkëshorte që do të jetojë e qetë vitet që I kanë mbetur në familjen e saj. Si një bijë që do të garantojë shërbim ndaj prindëve të saj pensionistë dhe që pensioni nuk i del as për ilaçe.

Do të jem si një motër të cilën ka vëllain e saj të papunë dhe bën gati plaçkat për të ikur emigrant sepse çdo ditë e më shumë ditët tona ngushtohen. Do të jem si një amvisë që paguan faturat të energjisë elektrike dyfish dhe harxhon ilac rrobash me para dyfish për të njëjtën sasi."

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kryemadhi-nga-shkodra-me-2-mars-do-jem-ne-bulevard-jo-ilir-meten-rendit-arsyet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Trending Videos - 4 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 4, 2024