Rama ironi me Metën: Mjafton të dëgjoni këtë për të kuptuar ku shkon liria për t’ia futur kot

By : Report TV

Published On: 2020-03-02

0 Views

04:01

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar presidentin Ilir Meta përballë "shtëpisë' së tij (presidencës). Duke folur për lirinë në Shqipëri, Rama i tha të rinjve se mjafton të dëgjosh atë që ju keni mbrapa për të kuptuar se deri ku shkon liria për t'ia futur kot dhe askush nuk të thotë asgjë. Rama tha se rritja e ekonomisë në Shqipëri do të vijë nga Reforma Drejtësi, për shkak se deri më sot aksesi i krimit në ekonomi ka bllokuar rritjen e saj.

"Duhet ndërtuar rruga se si gjërat të thuhen dhe të dëgjohen. Ne kemi një situatë demokratike që besoj në nivelin e gjërave që thuhet nuk na e kalon njeri. Mjafton të dëgjosh këtë që keni mbrapa ju për të kuptuar se deri ku shkon në Shqipëri liria për t?ia futur kot dhe askush nuk të thotë gjë. Mjafton të hapësh tv dhe larg qoftë të shohësh ndonjë debat për të parë se çfarë lirie kanë njerëzit për ta shthurur gjuhën. Kjo nuk është cilësi demokratike e jetës. E përcakton fakti se sa dëgjohesh dhe se sa ndërveprim ka. Këtu është bërë fol, fol por kush po të dëgjon. Në këtë aspekt, FRESSH mund të krijojë një model të ri. Nëse do kemi edhe 4 vite të tjera si këto 4 vite nuk ka çfarë na duhet FRESSH. Kjo për organizimin. Patjetër ju i duheni PS-së dhe të ardhmes së këtij vendi. Rritja e mbështetjes për paga apo bursa, pensione dhe gjithçka tjetër do vijë si rezultat i rritjes së mundësive ekonomike. Rritja e mundësive ekonomike vjen si rezultat i gjërave që po bëjmë. Reforma në Drejtësi do të rrisë mundësitë ekonomike sepse drejtësia e kapur dhe akses i krimit në ekonomi janë dy bllokues të mëdhenj për rritjen ekonomike. Kjo është arsyeja pse qeveritë kanë përgjegjësi të madhe historike për shumë vendime që marrin. Është e thjeshtë të hapësh Universitete Privat që të gjithë shkojnë në shkollë, por pasojë janë të gjithë ata të rinj që kanë një diplomë që nuk i duhet dreqit për jurist. Pashë disa të rinj në Durrës që rrinin në kafe dhe ishin jurist. Aty lart nuk kishin nevojë për avokat por më mirë me ato lekët që merr aty lart se sa të pish kafe me lekët e prindërve. Shteti nuk mund të jetë punëdhënës për ata që duan punë. Pas paktit për Universitetin, kush është shumë i mirë në mësime e ka një mundësi të punojë në shërbim të shtetit. Sot janë qindra.

Trending Videos - 28 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 28, 2024