Berati, zonë e gjelbër/ Vetëm 2 raste aktive me covid 19 në qytet

By : Top Channel Albania

Published On: 2020-05-12

0 Views

02:28

Një nga 18 bashkitë e cila u konsiderua zona e gjelbërt është edhe Berati.


Aktualisht ky qytet numëron vetëm dy raste aktive të të prekurve me Covid 19, dhe që prej të hënës, qytetarët mund të lëvizin lirisht deri në orën 17:30 pa marre leje në e-albania.

Berati në orët e pasdites, ka një fluks me të paktë lëvizjesh si të këmbësorëve ashtu edhe të shoferëve, megjithatë shëtitjet në bulevard nuk mungojnë.

Një nga shqetësimet që është krijuar nga autoritetet për zonat e gjelbërta, është fakti që qytetarët mund të qëndrojnë në parqe dhe lulishte. Në Berat kjo nuk ka munguar, e aq më tepër edhe me rastet e të moshuarve.

E në anën tjetër Berati po përpiqet të kthehet në normalitet. Një nga bizneset që do lejohet të funksionojnë nga data 11 Maj janë edhe berberhanet, për këtë arsye Sajmiri po përgatit ambjentin e tij.

?Po mundohemi të bëjmë nja dy rregullime, shpresojmë të kemi punë, tani edhe të mundohemi të jemi sa më higjienike. Letrat duhet të jenë një përdorimshe, çdo gjë duhet të jetë një përdorimshe, me një person që te futet brenda, kështu që shpresojmë për më të mirë?, tregon ai.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Berat#Izolimi#TopChannel

Trending Videos - 2 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 2, 2024