SHBA dhuron 5 motovedeta per ruajtjen e vijes sone bregdetare - (27 Shkurt 1999)

By : RTV KLAN

Published On: 2020-05-13

6 Views

01:50

Arkiva Lajme - Tv Klan 1999

Flotës ushtarake shqiptare i dhurohen 5 motovedeta. Qeveria amerikane në vazhdën e ndihmave dhënë për institucionet shqiptare ka pasuruar më tej flotën tonë detare me 5 mjete të shpejta lundrimi. Sot në distriktin detar të Durrësit në bazën e Bishtit të Pallës, presidenti Mejdani, kryeministri Majko, ministri i mbrojtjes Hajdaraga dhe ambasadorja amerikane Lino morën pjesë në manovrat detare të motovedetave.

Në një fjalim të shkurtër ministri i Mbrojtjes Hajdaraga falenderoi qeverinë amerikane për ndihmën e vazhdueshme ndaj ushtrisë shqiptare. Me ndihmën e komunitetit të huaj tha Hajdaraga dhe me profesionalizmin tonë, shumë shpejt ushtria shqiptare do të radhitet në forcat e Natos. Më pas presidenti, kryeministri, ambasadorja amerikane dhe ushtarakë të tjerë të lartë hipën në motovedeta duke inaguruar dhe herën e parë të tyre në ujrat shqiptare.

5 motovedetat e dhuruar nga SHBA kanë si mision ruajtjen e vijës tonë bregdetare. Misioni i tyre do të ketë dhe karakter humanitar, pasi ato do të përdoren dhe në raste emergjente si kërkim e shpëtim në raste mbytjesh. Motovedetat e reja të flotës ushtarake do tju bashkangjiten atyre të Guardia di Finanzas, në kontrollin dhe parandalimin e trafikut të klandestinëve.

Në manovrat e sotme nuk kanë munguar dhe incidentet, motovedetës ku udhëtonin zv/ministri i Mbrojtjes Boçka dhe shefi i shtabit Aleks Andoni i shkarkohen bateritë në mes të detit. Megjithatë 5 motovedetat që nisën që sot misionin e tyre do të perfeksionojnë më tej aktivitetin e flotës tonë detare./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Trending Videos - 18 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 18, 2024