'Policia, hapni derën'...Grabitet banesa në Zall Herr, autorët lidhin 3 anëtarë të familjes!

By : Report TV

Published On: 2020-05-14

3 Views

01:48

ZALL HERR- Tre persona, të maskuar si policë kanë arritur të grabisin një familje në Zall Herr. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50, në fshatin Qinam. Burime për Report Tv bëjnë me dije se autorët, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, kanë trokitur në shtëpinë e Bashkim Zejës, duke u thënë se kanë marrë një denoncim nga banorët e zonës se ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe më pas kanë dhunuar kryefamiljarin dhe më pas së bashku me gruan dhe djalin i kanë lidhur në karrige.

Mësohet se ato kanë arritur të marrin 40 mijë lekë. Në katin e dytë të kësaj banese, jetonte dhe vajza me dhëndrin dhe fëmijën e vogël 3-vjeç, të cilët sipas burimeve nuk dhunuar.

Në dëshminë e saj, ajo shprehet se autorët donin të vrisnin babanë, por kallashi u bllokua kur po i fusnin fishekët dhe ka shpëtuar për mrekulli.

"Mua nuk më kanë prekur se isha me djalin. Ata i bënin thirrje babit të tregonte armën, ai i tha të kontrollojnë se nuk kishte armë. Personi që ishte lart i thotë vrite babin, por ai poshtë e kishte pas kallashin të mbushur dhe kur tenton t?i fusë përsëri fishekë i bllokohet?, tha ndër të tjera vajza.

Trending Videos - 4 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 4, 2024