Skandali në Berat/Po lypte me nënën, 4-vjeçari prek kabllot e zhveshura në mes të parkut, humb jetën

Skandali në Berat/Po lypte me nënën, 4-vjeçari prek kabllot e zhveshura në mes të parkut, humb jetën

BERAT- Një ngjarje e rëndë dhe skandaloze është regjistruar në Berat, ku kabllot e një spoti elektrik i kanë marrë jetën një fëmijë 4-vjeçar.br br Report Tv mëson se 4-vjeçari nga komuniteti rom ka qenë në park duke lypur me nënën e tij, por është shkëputur për të luajtur në park, ku ka hasur kabllot epa izoluar për pasojë e ka zënë korrenti. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur që të shpëtojë.BERAT- Një fëmijë 4 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra në kontak më korrentin.br br Burime për Report Tv bëjnë me dije fëmija është dërguar menjëherë në spital, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes që i ka dhënë rryma elektrike.br br "Më iku fëmija, më iku nga duar, dilja për të siguruar bukën e familjes", mësohet të ketë thënë nëna e 4-vjeçarit.br br Lidhur me këtë, Prokuroria e Beratit ka nisur hetimet ndaj Drejtorisë së Ndriçimit Publik në Bashkinë e Beratit, edhe pse tashmë duket e vonuar.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-05-27

Duration: 02:05

Your Page Title