Report TV -Nga 1 qershori hapen kufijtë tokësor, më datë 10 hapen plazhet!

By : Report TV

Published On: 2020-05-27

0 Views

03:28

Nga 1 qershori do të kemi hapjen e kufijve tokës me shtete fqinje, ndërsa nga 10 qershori plazhi do të jetë i hapur për të gjithë. Këtë njoftim e bëri kryeministri Edi Rama duke njoftuar masat e reja lehtësuese për javët në vijim. Gjatë kësaj jave që vjen masat do të vijojnë siç janë, ku qarkullimi i mjeteve dhe qytetarëve do të vijojë nga ora 05:00 deri në orën 21:00 në zonat e kuqe, ndërsa në zonat e gjelbra nuk ka më asnjë lloj kufizimi orari.

"Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësor me vendet fqinje tonë, por ende jo plazhet. Kam marrë të shara nga plazhistë pse i kishte ngritur policia nga plazhi në Dhërmi. Askush në botë nuk i ka hapur plazhet. Këtë javë mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve dhe parimin e 'rërës së xanum' do i ndëshkojmë pa asnjë kompromis. Nëse në do i hapim nga 1 qershori vetëm për hotele dhe pas 10 qershorit për të gjithë nga të gjithë. Asnjë kontratë e mëparshme nëse nuk do të konfirmohet nga ky autorit licencues për plazhet. Duam që hoteleria të punojë dhe të mos konkurrohet në mënyrë të pandershme dhe paligjshme për ofertën e shërbimit për plazh." tha Rama.

Trending Videos - 5 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 5, 2024