Në kërkim për tentativë për vrasje, arrestohet 42-vjeçari në Kurbin

By : Top Channel Albania

Published On: 2020-06-04

0 Views

00:11

Policia e Kurbinit ka vënë nën pranga një 42-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Kurbin

Finalizohet operacioni policor i koduar ?Mamurrasi?.
Operacioni për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me FNSH Shkodër.
Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe pas informacioneve të marra për vendndodhjen e një personi në kërkim, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar ?Mamurrasi?.

Në kushte të larta sigurie dhe falë ndërhyrjes profesionale u bë kapja dhe prangosja e shtetasit B. N., 42 vjeç, banues në Kurbin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim? dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

Shtetasi B. N., më 29.04.2020, në Mamurras, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip ?BMË?, me drejtues shtetasin K. (N.). Sh.

Materialet procedurale do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kurbin#Arrested#TopChannel

Trending Videos - 3 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 3, 2024