Top News - U pezullua nga koronavirusi, rinis restaurimi i Notre Dame!

By : Top Channel Albania

Published On: 2020-06-10

0 Views

01:05

Më shumë se një vit pas zjarrit që shkrumboi pjesën e sipërme të katedrales së stolisur Notre-Dame të Parisit mbrëmjen e 15 Prillit 2019, punëtorët kanë filluar të heqin skelat e dëmtuara në atë që është cilësuar si një ?fazë jashtëzakonisht e rrezikshme? e restaurimit


Ceremonia përkujtimore e një vjetorit u anulua pasi Franca ishte duke luftuar me pandeminë COVID-19, ashtu si dhe pjesa tjetër e botës. Karantina e vendosur atje për të frenuar përhapjen e sëmundjes, detyroi gjithashtu një pezullim të plotë të punës restauruese në Notre Dame. Në 27 prill, punëtorët nisën disa punime qëllimi I të cilave ishte të mbrohej personeli nga infeksioni i rrugëve të frymëmarrjes.

Duke filluar nga 8 qershori, punëtorët e zbritur nga litarë po ulen në pjesët e padëmtuara të katedrales për të hequr gradualisht skelat, të cilat peshojnë mbi 200 tonë.

?Për sa kohë që skelat janë atje, ekziston një rrezik i madh për ndërtesën,? paralajmëroi arkitekti Rémi Fromont, kreu i monumenteve historike ne vend. ?Nëse ato shemben, dëmet në katedrale do të jenë të konsiderueshme?, shtoi ai.

Notre Dame është mbajtur mirë deri tani, pavarësisht zjarrit shkatërrues dhe shembjes se kupolës saj të drunjtë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NotreDame#France#TopChannel

Trending Videos - 21 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 21, 2024