Report TV -4 raste vetëm paradite! Rritet numri i pacientëve me COVID të shtruar te Infektivi

By : Report TV

Published On: 2020-06-10

0 Views

06:07

Nga mëngjesi i ditës së sotme janë shtruar 4 pacientë në spitalin Infektiv. Një prej rasteve është nga Shkodra. Ndërkohë që mes 4 personave të shtruar sot, një është një vajzë e re, ndërsa një tjetër ishte me karrocë me rrota. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se të shtruarit janë 46 te Infektivi, ndërsa shtrimet vijojnë. Përballë këtij fluksi në rritje, nuk dihet se cili do të jetë plani i ministrisë së Shëndetësisë, pasi spitali COVID-2 te Sanatoriumi u mbyll pak ditë më parë.

Trending Videos - 21 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 21, 2024