Top News - Rritja e rasteve në Kinë/ Panik i pajustifikuar nga Salmoni

By : Top Channel Albania

Published On: 2020-06-18

0 Views

02:05

Kina ka raportuar sërish 28 raste të reja të koronavirusit, 21 prej të cilëve në pekin. Në një javë, infektimet e lidhura me tregun e ushqimeve në kryeqytetin kinez kanë shkuar në 158 ndërsa autoritetet vazhdojnë të forcojnë masat e parandalimit dhe kontrollit. Media shtetërore kineze thotë se virusi ishte zbuluar në prerësen e përdorur për salmonin e importuar në tregun Xinfadi, dhe kjo ka ndezur frikë. Supermarketet dhe restorantet në pekin kanë tërhequr salmonin nga raftet dhe importet nga evropa janë ndalur. Por qendra kineze për kontrollin e sëmundjeve tha se ka pak gjasa që salmoni të ketë mbajtur virusin. Por si shpërtheu paniku? Të enjten e shkuar, pekini raportoi rastin e parë të virusit pas 57 ditësh pa asnjë infeksion të brendshëm. Që atëherë, numri i rasteve ka shkuar në 158, thuajse të gjithë të lidhur me tregun e pekinit. Tregu Xinfadi furnizon banorët e pekinit me perime dhe mish në masën 80 për qind dhe përdoret nga dhjetëra e mijëra njerëz në ditë. Por, ndryshe nga tregu në Ëuhan, nuk ka prova për tregtinë e kafshëve të egra në këtë rast. Gjurmë të virusit u gjetën në një prerëse të përdorur nga një shitës salmoni të importuar. Por, rreth 40 kampionë nga tregu rezultuan pozitivë për virusin, disa prej të cilëve nuk vinin prej tij.

Dhe ekspertët thonë se salmoni ka shumë pak gjasa të shërbejë si bartës. Virusi sipas tyre varet tek receptorët viralë në organizmin pritës për të infektuar qelizat. Pa atë receptor nuk mund të hyjnë me sukses në qeliza. Dhe ajo që dihet deri më sot është se këto receptorë ekzistojnë vetëm tek gjitarët, jo tek peshqit. Por, një epidemiolog kinez thotë se peshku nuk mund ta marrë virusin në habitatin e tij natyral, por ai mund edhe të jetë kontaminuar nga punonjësit gjatë kapjes apo transportimit të tij. Si përfundim, është ende e paqartë se cili është burimi origjinal i virusit apo nga mund të ketë ardhur ai, edhe pse OBSH thotë se virusi nuk mund të transmetohet përmes ushqimit dhe pijeve tek njeriu. Koronaviruset nuk mund të shumëfishohen në ushqime. Ato kanë nevojë për një kafshë apo njeri që të shërbejë si pritës për tu shumuar ? thotë organizata në një dokument të publikuar në faqen e saj të internetit. Po ashtu, ajo thotë se ka pak gjasa që ai të përhapet përmes paketimit të ushqimit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/...

Trending Videos - 30 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 30, 2024