Ora News - Të maskuar dhe të armatosur, 2 persona vjedhin kasafortën me 70 mijë lekë

By : Ora News Lajme

Published On: 2020-06-24

3 Views

01:47

#tvora #rtvoranews

Kasaforta e Drejtorisë Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Kashar është vjedhur gjatë natës. Dy autorë të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur kasafortën me shumën 70 mijë lekë të reja, ngjarje e cila është zbuluar vetëm në mëngjes nga punonjësit. Autorët janë filmuar nga kamerat e sigurisë së objektit, ndërsa janë shoqëruar 10 persona si të dyshuar.

Vjedhja është konstatuar nga punonjësja sanitare e objektit e cila ka njoftuar rojet e sigurisë private dhe më pas kanë njoftuar policinë. Autorët e maskuar mësohet se kanë hyrë nga pjesa e pasme e objektit i cili ndodhet në rikonstruksion dhe siç duket ka krijuar lehtësi për autorët.

Ata kanë pikasur dy kasafortat, njëren prej tyre të boshatisur ndërsa tjetrën të mbyllur. Grabitësit kanë tentuar ta hapin kasafortën, ndërsa pas disa përpjekjeve ata e kanë marrë me vete. Lëvizjet e autorëve në objekt janë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Për këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor që deri më tani ka përcaktuar shumën e grabitur dhe identifikuar automjetin me të cilin janë larguar autorët. Identifikimi i makinës së autorëve është bërë nga kamerat të cilat kanë fiksuar targën e makinës. Në brendësi të objektit kanë hyrë dy autorët, ndërsa një tjetër i ka pritur në automjetin me ngjyrë të zezë, për tu larguar në drejtim të paditur.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/vidhet-kasaforta-e-drejtorise-se-patenatave-ne-kashar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Trending Videos - 3 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 3, 2024