Ora News - Shkrumbohet “Audi R8” i maqedonasit, Nga Gjermania në Vlorë për pushime

By : Ora News Lajme

Published On: 2020-08-02

1 Views

01:12

#tvora #rtvoranews
Një mjet luksoz tip ?Audi R8?, i vitit 2019 është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm (21 korrik), në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ?Ujit të Ftohtë?, në një prej parkimeve pas një pallati aty pranë. Ambienti përreth është i pajisur me kamera biznesesh të cilat janë marrë nga policia si provë materiale, teksa djegia e automjetit dyshohet se është bërë e qëllimshme.
Makinen e djegin me benzine- Dyshohet se makina tip ?Audi?, me targë ?MKBT71?, dhe me vlerë rreth 150 mije euro, të jetë spërkatur me benzinë ku më pas është djegur thuajse e gjitha, e dëmtuar më së tepërmi në pjesën e përparme të saj.

Pronari i automjetit është Burim Zyberi një shqiptar nga Kërçova e Maqedonisë me banim në Gjermani i ardhur vetëm 4 ditë më parë për pushime.
Ai ka pranuar se nuk ka asnjë konflikt me askënd teksa ngjarjen e cilëson të dyshimtë e i kërkon policisë të mbledhë kamerat e sigurisë.

?Nuk kemi konflikt me asnjë. Kemi ardhur me pushime, ndodhin këto gjëra, shumë keq. Jetoj në Gjermani. Policia po heton, të shohim çfarë do ndodhë. Kamerat e kanë kapur, të shohim?, tha ai.

Vlora është ndër ato qytete me numrin më të lartë të automjeteve të djegura. Që prej fillimit të këtij viti më tepër se 10 automjete janë djegur, makina të cilat kanë pësuar defekte, shkëndija elektrike, të djegura qëllimisht apo edhe automjete të përdorura në atentate.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/video-shkrumbohet-nga-flaket-automjeti-luksoz-ne-vlore/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Trending Videos - 19 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 19, 2024