E DHIMBSHME, SHKODRA E HUMORIT PA ESTRADË

By : Star Plus Tv

Published On: 2020-08-04

14 Views

06:36

Estrada profesioniste e Shkodrës, fillesat e së cilës shënohen në vitin 1958 ishte një vlerë e shtuar për qytetin e Shkodrës. Sot, pas më shumë se 60 vitesh, lavdia e saj ka rënë. Me daljen në pension të shumë aktorëve dhe me ndarjen nga jeta të disa të tjerëve, estrada e ka humbur vitalitetin e saj.

Mjeshtri I Madh, Zef Deda teksa flet për mikun e tij Anton Krosaj na jep më shumë detaje në lidhje me atë çfarë ka mbetur sot, 60 vite pas themelimit të estradës së Shkodrës.

Zefi beson se me kalimin e kohës, estrada e Shkodrës do të ripërtërihet nga të rinj e të reja të cilët kanë pasion aktrimin në Shkodër.

Ndër kënaqësitë që I mungon pas daljes në pension janë duartrokitjet e publikut, të cilat mezi pret t?I dëgjojë sërish tregon mjeshtri I madh Zef Deda.

Mjeshtri I madh Zef Deda ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke dhënë shfaqje në skena të ndryshme, por më e çmuara për të mbetet ajo e teatrit ?Migjeni?. Ai ka edhe një dëshirë të cilën uron me gjithë zemër të plotësohet.

Trending Videos - 26 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 26, 2024