Shkollat hapin dyert te henen | Lajme-News

By : RTV KLAN

Published On: 2020-12-05

1 Views

01:45

?Të gjitha shkollat do të hapin dyert të hënën për të mirëpritur nxënësit, edhe pse këtë vit me një realitet të ri të kushtëzuar nga pandemia e koronavirusit?.

Në disa shkolla janë identifikuar mësues të infektuar me koronavirus, por kjo nuk do të çoj në mos hapjen e shkollave.

?Shkolla Jeronim de Rada është një prej shkollave në kryeqytet e cila ka 5 mësues të infektuar me koronavirus, ndërsa janë në pritje të rezultateve të testit të gjithë mësuesit e shkollës. Pavarësisht kësaj situate, Ministria e Arsimit tha për Televizionin Klan se ajo do të fillojë procesin mësimor të hënën, ndërsa do të bëhet zëvendësimi i mësuesve të infektuar.

E njëjta procedurë, sipas Ministrisë së Arsimit, do të ndiqet me të gjitha shkollat që tashmë kanë mësues që janë izoluar si pasojë e Covid-19

Por ky vendim është vetëm për fillimin e shkollës, pasi protokollet e Institutit të Shëndetit Publik dhe po ashtu rregullorja e hartuar nga Ministria e Arsimit parashikon që në rastet kur një mësues apo nxënës do të infektohet, atëherë do të bëhet vlerësimi i rastit që mund të çojë nga mbyllja e një klase deri në mbylljen e shkollës.

Në të gjithë vendin janë rreth 480 mijë nxënës dhe 30 mijë mësues që do të zhvillojnë mësim në 1760 shkolla. Sa i takon procesit mësimor në 1100 shkolla do të jetë me një turn, në 480 me dy turne dhe në 180 shkolla me 4 turne. Ministria e Arsimit bën me dije se ka në gatishmëri edhe 1 mijë mësues të cilët do të rekrutohen në rastet kur do të jetë e nevojshme.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Trending Videos - 27 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 27, 2024