Ndërron jetë mësuesi 47-vjeçar me COVID pa asnjë sëmundje bashkëshoqëruese, 164 të infektuar

By : Report TV

Published On: 2020-12-05

0 Views

01:19

TIRANË- Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 164 persona të prekur me COVID-19, 3 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre mësuesi 47-vjeçar nga Pogradeci pa asnjë sëmundje bashkëshoqëruese pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin "Shefqet Ndroqi", ndërsa kanë fituar betejën 51 të tjerë.

Pas 872 testimeve të kryera, shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është 56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz, nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë.

Trending Videos - 27 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 27, 2024