FNSH dhe Renea “blindojnë” vendin/ Pas ngjarje kriminale zbresin në terren, kontrolle dhe arrestime

By : Top Channel Albania

Published On: 2020-12-23

5 Views

01:45

Pas ngjarjeve kriminale të së martës, ku ndodhën dy vrasje dhe një atentat me tritol në një automjet në qendër të Tiranës, policia e shtetit ka nxjerrë në aksion mbi 80 patrulla dhe postblloqe të uniformave blu, në një plan masash të cilin ajo e ka konsideruar, mbajtja nën kontroll e situatës kriminale në vend dhe ruajtja e qetësisë publike.


Në vetëm tre ditë aksion, ku janë kontrolluar lokale, banesa apo edhe ambiente të ndryshme, ku ka pasur dyshime për fshehje të lëndëve narkotike, janë vënë në pranga 59 persona, kryesisht për armëmbajtje pa leje, të kapur me sasi droge me vetë apo edhe drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Në këtë aksion janë ndaluar edhe 14 persona që ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, por që kishin mundur t?i fshiheshin policisë.

Në anën tjetër, janë shoqëruar për verifikim në komisariate 170 persona, të cilët janë emra të njohur të drejtësisë për precedentët e mëparshëm penal, apo që kanë rezultuar pa dokumente identifikimi me vete.

Në të gjithë vendin janë bllokuar edhe 23 automjete, pasi drejtuesit e tyre nuk kanë pasur dokumentacionet e nevojshme kur janë kontrolluar nga patrullat e policisë,

Ky aksion ka përfshirë forcat e rendit, ato Shqiponjat, forcat Renea, Ndërhyrjen e Shpejtë dhe Operacionalen, të cilat janë vendosur kryesisht në rrugët nacionale, në brendësi të qyteteve si dhe në rrugët kryesore të fshatrave. Të përfshirë janë edhe uniformat blu të kufirit.

Ndërkohë pas ngjarjeve kriminale të së martës, dy ditët e fundit në Durrës u vranë dy persona, për konflikte të çastit dhe motive banale. Nga ana tjetër, policia e shtetit ka njoftuar se ky aksion do të vijojë me tej.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FNSH#Renea#TopChannel

Trending Videos - 7 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 7, 2024