Top News - Këngëtarja u kap me armë/ Fjolla Morina në ‘arrest shtëpie’

By : Top Channel Albania

Published On: 2020-12-23

17 Views

01:01

Këngëtarja Fjolla Morina është vlerësuar me masën e sigurisë arrest shtëpie. Por, vendimi e detyron këngëtaren që të jetojë në Kukës deri në përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin e cështjes në gjyq.
Seanca nisi mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa më pas në mesditë ajo u rikthye në ambientet e gjykatës. Mësohet se në gjykatë këngëtarja e arrestuar disa ditë më parë kishte thënë se ishte shtatzënë. Në seancën e parë të mbajtur në orën 10 të paradites gjykata kërkoi të dhëna në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe këngëtares i është kyer një vizitë për të vërtetuar nëse është shtatzënë apo jo.

Avokatja e këngëtares kërkoi që klientja e saj të mos lihej në burg. Në gjyq ishin edhe dy shoqëruesit që ishin me të në makinë, biznesmeni 29-vjeçar nga Gjilani, Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.
Në fund gjykata vendosi arreston shtëpie për këngëtaren e cila është e detyruar të jetojë në qytetin e Kukësit në një shtëpi me qera deri në përfundimin e hetimit dhe daljen e saj në gjyq për armëmbajtje pa leje. Fjolla Morina u kap tre ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Morinë me një pistoletë dhe municione në çantën e saj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arrest#FjollaMorina#TopChannel

Trending Videos - 1 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 1, 2024