'Vllaznia' fut në telashe Voltana Ademin, Këshilli Bashkiak e padit! Krybashkiakja: Nuk i kuptova

By : Report TV

Published On: 2020-12-23

1 Views

02:29

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi duhet të përballet me një padi, e ngritur nga këshilli bashkiak për shkak të emërimeve dhe zëvendësimeve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia. Konflikti ka nisur mbi pronësinë e klubit të futbollit të Vllaznisë, nëse e ka kryetarja e Bashkisë këshillin mbikëqyrës të klubit të futbollit apo Këshilli Bashkiak Shkodër.

Sipas Këshillit Bashkiak, vendimet që ato kishin marrë për Vllazninë, i janë vënë në dispozicion Voltana Ademit, ku kjo e fundit i ka kthyer me argumentin se dokumentacioni nuk është në formën e duhur ligjore.

Trending Videos - 29 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 29, 2024