Tapë në timon, pa patentë e tregti droge, ‘Shigjetat‘ arrestojnë 8 persona në Tiranë

By : Top Channel Albania

Published On: 2020-12-23

0 Views

00:17

Dy persona në kërkim janë kapur ditën e sotme, ndërsa gjithashtu kanë rënë në pranga edhe 6 shoferë.


Dy persona në kërkim janë kapur ditën e sotme, ndërsa gjithashtu kanë rënë në pranga edhe 6 shoferë.

Të arrestuarit janë: A.Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale ?Mashtrimi?. A.A., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal ?Arrest në burg?, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, e kryer në bashkëpunim.

Nndërsa 6 të tjerët kanë udhëtuar me makinë të dehur dhe pa patentë. B.P., 24 vjeç, E. B., 35 vjeç, F. M., 35 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. R. K., 19 vjeç dhe R. S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

?Kapen dhe ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar. Në pranga dhe 6 drejtues mjetesh. Forca e Posaçme ?Shigjetat?, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ka lokalizuar dhe kapur shtetasin A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale ?Mashtrimi?. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. A., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal ?Arrest në burg?, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, e kryer në bashkëpunim. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve. B. P., 24 vjeç, E. B., 35 vjeç, F. M., 35 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. R. K., 19 vjeç dhe R. S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme?, shkruan policia.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Arrested#TopChannel

Trending Videos - 15 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 15, 2024