AA Vision: Fondi Humanitar për Kosovën Lindore

AA Vision: Fondi Humanitar për Kosovën Lindore

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (Preshevë,Bujanoc,Medvegjë) organizon në New York tubim „Ta shpëtojmë Preshevën,Bujanocin dhe Medvegjën“, me pjesëmarrjen e strukturave të organizuara dhe publikut të hapur në hapësirën e SHBA. br br Tubimi mbahet Ditën e Diel, 12 tetor 2014, ora 1.00 p.m. në Monroe College –King Hall, 2501 Jerome Ave, Bronx,NY 10468 br br Tubimi ka për synim të sensibilizojë opinionin e gjerë shqiptaro-amerikan për nismën e Fondit për ndërtimin e 100 shtëpive në 3 komunat e Kosovës Lindore. Aksioni deri tani ka rezultuar i suksesshëm. br br Brenda një viti ka filluar ndërtimi i më se 30 shtëpive falë ndihmave nga bashkëatdhetarët anembane trojeve shqiptare dhe në Diasporë. br br Duke organizuar këtë tubim, drejtuesit e Fondit duan të tërheqin vëmendjen për një bashkëpjesëmarrje më të gjerë në të gjithë Diasporën, në këtë rast SHBA-së, që synimi i këtij aksioni të arrihet në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur. br br Drejtuesit e fondit janë të bindur se ky aksion dhe aksionet e tjera që do të pasojnë, do të jenë në funksion të shërbimit të popullatës në Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë. br br Motoja e aksionit që ka promovuar Fondi, „TË NDËRTOJMË, TË SHPËTOJMË, TË PARANDALOJMË“, ka për qëllim që të parandalojë shpërnguljen e popullatës nga trevat tona shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. br br Drejtuesit e Fondit, mirëpresin çfarëdo lloj ndihme në funksion të jetësimit të këti aksioni.


User: Sonbolum12

Views: 87

Uploaded: 2014-10-07

Duration: 20:56

Your Page Title