Rama në Serbi, Vuçiç: Ende nuk është vendosur për Preshevën

Rama në Serbi, Vuçiç: Ende nuk është vendosur për Preshevën

Vetëm dy ditë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, ende nuk ka asgjë zyrtare nga axhenda e kësaj vizite. Shumë pikëpyetje ka nëse Rama do të vizitojë apo jo Luginën e Preshevës, megjithatë sipas shefit të qeverisë serbe ende asgjë nuk është vendosur. br br Aleksandër Vuçiç ka thënë se ende nuk ka një plan të qartë për vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë dhe se me këtë do merret gjatë fundjavës. I pyetur nëse Rama do të vizitojë Luginën e Preshevës, përgjigjia e Vuçiç ishte: "Unë nuk e di". br br br br br Ragmi Mustafa provokon sërish: Do ta presim Ramën si Kryeministër të dytë br br “Skandal. Ragmi Mustafa provokon sërish: Do ta presim Ramën si Kryeministër të dytë”. Ky është një nga titujt kryesorë të mediave serbe në prag të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd br br br Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Preshevës sipas “Kurir” ka thënë se banorët e rajonit të Preshevës do të mirëpresin kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në shesh si Kryeministrin e tyre.


User: Shqiptarja.com

Views: 3.3K

Uploaded: 2014-11-08

Duration: 00:10

Your Page Title