A1 Report - Formula 1, Luis Hamilton shpallet kampion bote për herë të dytë

A1 Report - Formula 1, Luis Hamilton shpallet kampion bote për herë të dytë

Nuk ka surpriza në Formula 1, Luis Hamilton kurorëzon me sukses një edicion të shkëlqyer duke u shpallur kampion bote për herë të dytë në karrierë. br br Britanik i Mercedesit zhvilloi një super edicion, teksa konkurrentin më të fortë, Rosberg e kishte brenda familjes së skuderisë, por në fund eksperienca bëri diferencën. br br Nico Rosberg ishte në luftë për titullin deri në garën e fundit, pasi pikët sipas rregullores dyfishoheshin në garën e Abu Dabit, por gjermani i zhgënjeu të gjithë duke e mbyllur garën e fundit në vendin e 14 me shumë vështirësi pas disa problemeve. br br Ndërsa britaniku e mbylli në vendin e parë garën e Abu Dabit duke siguruar triumfin e 11 këtë edicion, i dyti u rendit Masa, ndërsa i treti Botas. br br Hamilton grumbulloi 384 pikë në kampionatin e pilotëve, ndërsa Rosberg 317 pikë. br br Në këtë garë të fundit Mercedes feston edhe titullin kampion për Konstruktorë që e rifiton pas 59 vitesh nga koha kur e fitonte me Huan Manuel Fanxhion. br br Vitin e ardhshëm priten ndryshime të mëdha në rregullore por edhe lëvizjen e pilotëve.


User: Shqiptarja.com

Views: 112

Uploaded: 2014-11-23

Duration: 01:01

Your Page Title