Shuhet ikona tjetër e muzikës italiane, infarkti i merr jetën Pino Danieles

Shuhet ikona tjetër e muzikës italiane, infarkti i merr jetën Pino Danieles

Është shuar gjatë mbrëmjes si pasojë e një infarkti këngëtari italian Pino Daniele. Konfirmimi për vdekjen e tij ka ardhur nga menaxheri i tij Ferdinando Salzano. br br Kantautori nga Napoli, i cili kishte mbushur 60 vjeç më 19 mars të vitit që lamë pas është goditur gjatë natës nga një infarkt. br br "Është një çast i tmerrshëm",- është shprehur vajza e tij Sara. Shumë mesazhe ngushëlluese kanë mbërritur në faqen zyrtare të këngëtarit nga kolegë të tij si Eros Ramazzotti apo Laura Pausini. br br Mësohet se këngëtari i njohur napolitan, Pino Daniele është ndjerë keq në shtëpinë e tij në Toscana dhe përpjekja për ti dhënë ndihmën e parë nga familjarët ka qenë e kotë. br br I pari që ka dhënë lajmin në web ka qenë kolegu i tij Eros Ramazzotti i cili ka shkruar: “Edhe Pino na la. Miku im i shtrenjtë, dua të të kujtoj me buzëqeshje, e unë ndërkohë që po shkruaj jam duke qarë. br br Do të dua gjithmonë sepse ishe një person i pastër dhe një artist i madh. Faleminderit për gjithçka më ke dhënë vëllai im i madh, do të jesh gjithmonë në zemrën time,"-ka shkruar Ramazzotti. Një nga këngët e tij më të njohura në vendin tonë është edhe balada "Amore senza fine".


User: Shqiptarja.com

Views: 2

Uploaded: 2015-01-05

Duration: 01:32

Your Page Title