Ekspozitë e makinave ruse

Ekspozitë e makinave ruse

Rusët akoma po ndjejnë euforinë oktane që e solli ekspozita e makinave sportiv të ridisenjuara. Moska këtë fundjavë ishte nikoqire në njërin ndër manifestimet më të njohura për adhuruesit e automobilave të "çmendur". Aroma e benzinës dhe zhurma e makinave të fuqishme i shoqëruar me modele të bukura ishin një joshje e pashmangshme për të pasionuarit të makinave, si gjithmonë ishin të disponuar për të biseduar dhe të përgjigjen në pyetjet të shumta të vizitorëve. Për publikun më interesantë ishin automobilat e vjetër rus të dizajnuar sërish siç ishin Volga, Lada dhe Moskviç të cilët pas trajtimit të pronarëve të pasionuar thuajse fare nuk përngjanin me automobilat e ftohtë komunist. Shumica nga debutuesit tash më kanë filluar të përgatiten për ekspozitën e radhës e cila është parashikuar për disa muaj më vonë.


User: alsatmtv

Views: 1

Uploaded: 2015-08-20

Duration: 00:52