Zeqiri: 'MPB-ja shkeli e para prezumcionin e pafajësisë'

Zeqiri: 'MPB-ja shkeli e para prezumcionin e pafajësisë'

Mediat në Maqedoni gjatë raportimit për vrasjen në Smillovcë dhe aksionin policor 'Monstrum' kanë përdorë diskurse etno-centrike, diskriminuese dhe sterotipizuese. Kështu falsin rezultatet e analizës së Institutit Maqedonas për Media, rreth raportimit të mediave për ngjarjet që përfshinë vendin pas incidentit në Smillovcë. Sipas Igor Micevskit nga Shkolla e lartë për gazetari, disa media vazhdimisht kanë theksuar përkatësinë etnike të viktimave por edhe të dyshuarve për vrasjen gjë që ndikoi në nxitjen e tensioneve ndëretnike në vend dhe ndjelljen e frikës tek popullata.br "Tek një pjesë e mediave theksohet përkatësia etnike e viktimave që në këtë rast implikon fajësi të locuar tek kolektivi 'tjetër'. I Ashtuquajturi 'etnizim' më pas paraqet një bazë të fuqishme për gazetari steriotipizuese. Në një pjesë të raporteve të analizuara gjithashtu vërehet transmetim jo kritik të deklaratave të qytetarëve të cilët përhapin gjuhë të urrejtjes", tha Igor Macevski, Shkolla e lartë për gazetari.br Por sipas kësaj analize këtu bën përjashtim televizioni Alsat-M. Në raport thuhet se Alsat-m ka qenë televizioni i vetëm i cili ka vërejtur rrezikun potencial nga deklaratat e tilla të qytetarëve për përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare. Alsat-M gjithashtu është televizioni i vetëm që ka respektuar prezumcionin e pafajësisë. Respektivisht televizioni i vetëm që ka përdorë termin 'të dyshuar' në vend të 'vrasës" për personat e kapur në aksionin policor Monstrum".br "Nëse dikush filloi të bëjë ndarje në bazë etnike apo fetare, ajo ishte Ministria e Brendshme. Mediat e transmetonin atë. Në analizë thuhet se mediat ka theksuar se janë kapur 'vrasësit' por këtë në fillim e bëri Ministria e Brendshme si institucion, ajo shkeli prezumcionin e pafajësisë, ndërsa mediat e transmetntuan edhe pse nuk dua ti amnistoj mediat që iu nënshtruan asaj që e bëri Ministria e Brendshme", deklaroi Muhamed Zeqiri, kryeredaktor i TV Alsat-M.br Sipas disa përfaqësues të mediave problemi kryesor për shkeljen e standardeve profesionale gazetareske është vetë qeveria dhe klima aktuale nën te cilën punojnë mediat.br "Kush tjetër nëse jo gjendja aktuale e shoqërisë sonë i bën ndarjet etnike të mediave. Prandaj kemi interpretime divergjente të ngjarjeve të njëjta për shkak të pozicionimit një nacional të mediave të diktuara nga grupe të caktuara politike. Gjatë raportimit të fakteve kujt ti besojnë gazetarët nëse jo institucioneve, sidomos të institucioneve më të larta në shtet, elitave më të eksponuara, procesit hetimor. Por si t'u besojnë pas rastit Neshkovski, kur u gënjyem, apo si të besojnë tash për Smillokovcë kur na u imponua një frazë për terrorizmin global nga e cila është sulmuar Maqedonia jonë e vogël", tha Zoran Ivanov, kryeredaktor i TV Alfa.br Ndër kritikat kryesore që theksohen në raport janë edhe ...


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 03:01