Ueb faqet, ministrat maqedonas injorojnë shqipen

By : alsatmtv

Published On: 2015-08-21

3 Views

03:16

As faqja zyrtare e Qeverisë nuk është në gjuhën shqipe siç nuk është as ajo e MPB-së, e ajo e Ministrisë së Jashtme, Financave, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Arsimit dhe Shkencës, ajo e Kulturës e Shoqërisë Informatike dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Nga kjo e fundit e japin po të njëjtën përgjigje që e dhanë edhe para 4 muajsh për ALSAT-M. Thonë se 'bëhet fjalë për problem teknik që do të zgjidhet së shpejti'. Edhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, para se të udhëhiqej nga Ministri aktual, Spiro Ristovski, ueb-faqja ishte edhe në shqip, gjatë kohës së ish ministrit Xhelal Bajrami. Tani, e njëjta nuk ka opsion për të klikuar versionin shqip. Përjashtim nga ministritë tjera ku ministrat janë maqedonas, ueb-faqe në gjuhën shqipe ka Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e udhëhequr nga Mile Janakievski dhe Ministria e Bujqësisë e udhëhequr nga Lupço Dimovski. Ueb-faqet e tyre në shqip funksionojnë, por të dhënat nuk janë të azhurnuara ashtu si në versionin maqedonas. Azhurnimi i fundit me të dhëna në këto faqe të internetit në shqip është bërë diku para 2 muajve. Ndryshe nga ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska e cila thotë se kolegët e saj shqiptarë që mundësojnë faqet e tyre të internetit të jenë edhe në gjuhën shqipe janë shkelës të ligjit, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta në një prononcim për ALSAT-M thotë se nuk ka ligj i cili sanksionon dhe ndalon një gjë të tillë dhe i rekomandon kolegëve maqedonas të respektojnë gjuhën shqipe e cila qytetarëve shqiptarë iu garantohet me kushtetutë.
"Le të dalë një ministër i komunitetit maqedonas dhe le të thotë se me cilin ligj ndalohet përdorimi i gjuhës shqipe. Nuk ka nevojë që të ketë marrëveshje politike pasi ata janë të obliguar që të përdorin edhe gjuhën shqipe në ministritë e tyre dhe ti respektojnë edhe qytetarët shqiptarë në Maqedoni pasi qytetarët shqiptarë janë të barabartë me maqedonasit pasi të dyja komunitetet marrin pjesë në mënyrë të barabartë në zgjedhjen e organeve apo udhëheqësve nëpër organet qeveritare në Maqedoni. Ata duhet të kenë respekt të veçantë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe duhet ta përdorin gjuhën shqipe për ti informuar në mënyrë të barabartë, në gjuhën e tyre amtare edhe qytetarët shqiptar ashtu siç i informojnë qytetarët maqedonas", tha Nevzat Bejta, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.
Derisa Bejta thotë se nuk ka nevojë të ketë marrëveshje politike për këtë problematikë, zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha para 4 muajve kishte deklaruar se ekziston një marrëveshje dhe që me rritjen e numrit të shqiptarëve në administratë do të fillojnë të funksionojnë në gjuhën shqipe të gjitha ueb-faqet e ministrive.
"Në favor të informimit më të mirë ka marrëveshje që informimi të bëhet në dy gjuhë, përveç gjuhës maqedonase edhe në g...

Trending Videos - 22 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 22, 2024