Konjare, banorët kundër Ademit

Konjare, banorët kundër Ademit

Banorët e fshatit Konjare e Mesme dhe e Epërme sot kanë demantuar deklaratën e një dite më parë të Ministrit të Ekologjisë, Abdilaqim Ademi se gjoja përgjatë shtratit të lumit Pçinja po zhvillohen punime me qëllim rregullimin e shtratit të këtij lumi. Ata thonë se përveç nxjerrjes së rërës nga ky lum nuk bëhet asgjë tjetër dhe me këtë sistematikisht po dëmtohen të mbjellat e tyre dhe po realizohet një katastrofë ekologjike nga koncesionerët që eksploatojnë rërën.br "Ia bëjmë me dije ministrit se këto kompani deri më tani kanë bërë dëme katastrofave ekologjike edhe rreth lumit por edhe në të, për të cilën si duket nuk jeni të njoftuar mirë por lejet apo vendimet jepen nga ministria juaj. Për çfarë rregullimi të shtratit të lumit bëhet fjalë kur punimet që i ka kërkuar komuna që moti kanë mbaruar prandaj shtrohet pyetja, për kë po rregulloni shtratin e lumit Pçinja kur banorët janë kundër një gjëje të tillë, në këtë rast interesat e kujt i mbroni ju, të banorëve apo të kompanive?", tha Elmi Qerimi, Këshilltar në Komunën e Petrovecit.br "Me të vërtet nuk bëhet fjalë për atë që ministri, me gjithë respektin për të pasi ai nuk ka ardhur në këtë terren dhe asnjë nga ata për të shikuar se çfarë po ndodh pasi nuk bëhet fjalë për rregullim të shtratit të lumit Pçinja. Më mirë uji të na merr, kështu do të mbetet dikush i gjallë se sa ata të na e gropojnë tokën pjellore dhe asnjë mos të mbetet i gjallë pasi kështu nuk do të kemi kushte për jetesë", tha Ernad Camiq, Këshilltar në Komunën e Petrovecit.br Banorët edhe sot ishin mbledhur për të penguar punimet rreth ndërtimit të urës për të kaluar në pjesën tjetër të lumit. Ata thonë se nëse shteti nuk ndërmerr masa ata do të detyrohen që të mbrojnë vetë tokat e tyre.br "Këtu ka pasur 6 njerëz të cilët ka ruajtur nga 100 kokë lopë. Çdoherë bagëtinë nuk e kemi dërguar atje larg në kodra por vetëm këtu i kemi lëshuar por tani prej zorit a kanë mbetur vetëm 100 lopë në fshatë ose jo, i kanë shitur pasi nuk kanë ku ti dërgojnë e si të kujdesen për to", tha një banorë i fshatit Konjare e Mesme.br "Banorët lokal më së shumti po pësojnë pasi ne këtu jemi të gjithë të dëmtuar, toka jonë që e kemi këtu është e klalsit të parë dhe të dytë për sa i përket fryteve që i jep ajo këtu në Konjare të Mesme dhe të Epërme. Tani kjo tokë nësa ka dhënë 4 tonelata nga një hektarë tash nuk mundemi as 1.5 tonleata të nxjerrim nga ajo", u shpreh një banorë i fshatit Konjare e Mesme.br Banorët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me bllokimin e punimeve rreth ndërtimit të urës për të kaluar në pjesën tjetër lumit dhe që do të angazhohen që për problemin e tyre me kompanitë që eksploatojnë rërën dhe dëmtojnë të mbjellat e tyre të kuptojë e gjithë Maqedonia dhe opinioni ndërkombëtarë. Ata thonë se më nuk do të lejojnë as edhe një gurë të merret nga lumi që kalon në mes të këtij fshati e i cili është pothuajse i vetmi burim nga i cili ata furnizohen me ujë.


User: alsatmtv

Views: 5

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 03:14

Your Page Title