Lëshohet rruga Çegranë -Forinë

Lëshohet rruga Çegranë -Forinë

Me muzikë e valle, kreu i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani, ka lëshuar në përdorim sot rrugën e re Çegran-Forinë e cila kap vlerën e investimit prej mbi 500. 000 euro prej të cilave 350 000 janë të siguruara nga Banka Botërore dhe 160 000 nga Komuna e Gostivarit.br Gjatësia e kësaj rruge është 5.5 kilometra ndërsa Osmani ka premtuar para banorë të këtij vendi se së shpejti do ndaj edhe 200 000 euro për ndërtimin e trotuarit të kësaj rruge.br "Dëshiroj të them se ne si komunë jemi të veçantë sepse sot promovojmë një qasje të re të një menaxhimi të suksesshëm të komunës institucioneve financiare ndërkombëtare dhe banorëve të Çegranit dhe Forinës. Unë sot po ripërsëris një premtim të mëhershëm, do ndajmë edhe 250 000 euro financim të trotuarit të ri që përfshin këtë aks rrugor prej 5.5 kilometrash ndërsa presim të filloj edhe rregullimi I rrugës Çegran Tumçevisht në vlerë prej 250 000 euro", deklaroi Rufi Osmani, Kryetar i Komunës së Gostivarit.br Ndryshe, aksi rrugorë Çegran -- Forinë, një kohë të gjatë ka qenë i lënë pas dore gjë që ka shkaktuar edhe vështirësi të shumta në qarkullimin e banorëve të kësaj ane.


User: alsatmtv

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:29