Sabire Hasani kthehet në mesin e të gjallëve!

Sabire Hasani kthehet në mesin e të gjallëve!

Pas katër muajsh betejë të mundimshme për të dëshmuar se është e gjallë dhe pas senzibilizimit të rastit edhe në Alsat, Sabire Hasani nga fshati Senakos i komunës së Vrapçishtit më në fund arrinë të dorëzoj dokumentacionin për marrjen e letërnjoftimit. Ajo kishte trokitur nga sporterli në sportel, por, punonjësi ia kthenin prapa dokumentet me arsyetimin se kishte vdekur. I tërë gabimi kishin ndodhur me numri amzë, pasi Sabirja ishte evidentuar me numrin e një personi të vdekur gjë që edhe i shkaktoi peripeci të shumta.br "Puna përfundoi me ndihmën e televizionit Alsat dhe gazetarëve, puna u krye. Sot shkova në polici më thanë se puna është në rregull mundë ta sjellësh zonjën se është kryer puna. Unë falënderoj Televizionin Alsat dhe gazetarëve që morën punën në dorë të tyre", deklaroi Ismail Islami, bashkëshorti I Sabires.br Por, bashkëshorti i Sabires, Ismali edhe pse kërkoi detaje dhe përgjegjësi për këtë gabim që i shkaktoi problem, përgjigjen e vetme që mori nga punonjësit e policisë ishte se puna është rregulluar.br "Kur shkova sot në Gostivar më thanë se gjithçka është në rregull dhe fajin se merrte askush mbi vete, nuk e di si nga presioni I gazetarëve që doli lajmi apo çka nuk e di. Unë sot mbarova punë e çova zonjën në polici u bë fotografimi", tha Ismail Islami, bashkëshorti I Sabires.br Për shkak të mungesës së dokumenteve, çifti bashkëshortor ishte penguar të lëviz jo vetëm jashtë vendit por edhe brenda tij, në kontrollin e parë të policisë, mund të arrestohej. Sipas të dhënave nga policia, raste të tilla ka pasur edhe më herët, por ata i kanë zgjidhur duke aplikuar për herë të pare për dokumente personale.


User: alsatmtv

Views: 14

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:53

Your Page Title