Opozita tërheq anëtarët nga Komisioni për Lustrim?!

Opozita tërheq anëtarët nga Komisioni për Lustrim?!

LSDM nuk përjashton mundësin e tërheqjes së anëtarëve të saj nga Komisioni për Lustrim nëse nuk ndërmerren masa në drejtim të korrigjimit të mangësive të ligjit duke mos përjashtuar edhe format e tjera. ' Të gjitha opsionet janë në lojë', u përgjigj Zoran Jovanovski. Ai ritheksoi se kjo që po ndodh me lustrimin është antikushtetuese dhe se bëhet me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së qytetarëve nga problemet aktuale me të cilat përballen për të mbijetuar.br "Lustrimi duhej të ishte çështje mbipartiake ndërsa u shndërrua në vegël për larje hesapesh me ata që mendojnë ndryshe. Ne publikisht thamë se lustrimi bëhet sipas ligjit që ka elemente anti-kushtetuese, ndërsa në krye të komisionit është person të cilit i ka kaluar mandati. Nga ky aspekt, të gjitha opsionet janë në lojë...Ne dëshirojmë të shohim si do të zhvillohet procesi, nëse teatri i quajtur 'lustrim' do të vazhdojë apo gjithë procesi do të korrigjohet dhe atëherë në mënyrë adekuate do të reagojmë", deklaroi Zoran Jovanovski nga LSDM.br Ka reaguar VMRO-DPMNE duke thënë se me këtë qëndrim, LSDM-ja dëshmon se është kundër lustrimit, dhe po kërkon mënyra si ta sabotojë procesin.br "Tentimi i LSDM-së për të mbrojtur funksionarët e saj që janë pasuruar dhe kanë përparuar duke spiunuar të afërmit e tyre, miqtë dhe kolegët, vetëm pse kanë pasur qëndrime të ndryshme politike në sistemin e atëhershëm, paraqet shprehje groteske për standarde të dyfishta të LSDM-së. Kjo paraqet dëshmi se LSDM-ja mbron persona dhe vlera, të cilët kanë si veti gënjeshtrën, përmbysjen e tezave, tradhtinë dhe spiunimin" - thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE.br Ky reagim, për LSDM-në paraqet tregues se lustrimi për partinë e Gruevskit nuk është proces mbipartiak por instrument për larje hesapesh me ata që mendojnë ndryshe. Në reagimin e LSDM, shtohet se një gjë e tillë, nuk ka për t'i sjellë pikë politike VMRO DPMNE-së, por vetëm dëm shtetit. Ndërkaq, nga PDSH-ja nuk dëshirojnë të komentojnë nëse do të tërheqin anëtarin e tyre nga Komisioni. Kreu i Komisionit Tome Axhiev thekson se Komisioni funksion, dhe se vendimet që miratohen janë të vlefshme nëse për ato votojnë 6 anëtarë.br "Të vlefshme janë të gjitha vendimet e komisionit që janë miratuar sipas ligjit ndërsa kjo nënkupton se në çdo seancë të komisionit duhet të jenë të pranishëm të paktën 7 anëtarë të komisionit që të ketë kuorum për punë, ndërsa çdo vendim duhet të jetë i vlefshëm d nëse për të votojnë së paku 6 anëtarë", theksoi kryetari i Komisionit për verifikimin e fakteve Tome Axhiev.br Sa i përket publikimit të të dhënave personave, Axhiev edhe njëherë përsëriti se në bazë të ligjit për mbrojtje të të dhënave personale, ato nuk paraqesin sekret. Në seancën e nesërme pritet që Komisioni të vendos për tre dosje të reja ndërsa 23 emrat e publikuar në veb faqe ishin lëndë të kthyera nga gjykata administrative.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:42