'Branitellat', Xhaferri vazhdon show-n

'Branitellat', Xhaferri vazhdon show-n

Kuvendi është detyruar ta ndërpresë seancën 40-të ku pritej të zhvillohej debati rreth propozim ligjit për 'Branitellat' të propozuar nga VMRO DPMNE. Shkak për këtë, është mos-kalimi i këtij projektligji në komisionet parlamentare ku deputeti Talat Xhaferi vazhdon të mbajë fjalimin maratonik. Por ndonëse është ndërprerë seanca e 40-të, menjëherë kanë filluar punimet rreth seancës së 42-të, në rend dite të së cilës në mënyrë të përshpejtuar me propozim të VMRO-DPMNE-së u fut mes tjerash edhe projekt ligji për bujqësi dhe zhvillim rural, projekt ligj të cilin kohë më parë nuk e mbështeti BDI-ja. Pikërisht futja e kësaj pike në rend të ditës, ngjalli reagime nga PDSH-ja e cila pyeti deputetët e Partisë së Ahmetit, se pse sot kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre i mëparshëm, duke lejuar debatin për projektligjin për bujqësi dhe zhvillim rural.br "Ishte një votim për procedurë ët përshpejtuar për ligjin për zhvillim rural i propozuar nga ana e Grupit parlamentarë të VMRO-së, me procedurë të përshpejtuar, i njëjti propozim ligj para disa ditësh ishte në procedurë dhe Grupi parlamentarë i BDI-së votoi kundër dhe tash shtrohet pyetja se kujt i besojnë ata më shumë, qeverisë, ministrat që i kanë në qeveri apo grupit parlamentarë të VMRO-së që udhëhiqet nga Boneva. Sidoqoftë mendoj se jo për ne por për opinionin kërkohet, duhet të jepet një sqarim për atë se çfarë ndodhi, cili është çmimi për cilin këta sot po votojnë PRO, një propozimi për të cilin para disa ditëve votuan kundër. Padyshim se është një cirk politik, por mendoj se qytetarët duhet ta kenë të qartë se çka ndodhë", tha Imer Aliu, koordinator i PDSH-sëbr "Kërkova procedurale jo për të sqaruar grupin parlamentarë të PDSH-së, për faktin që më pak për të sqaruar Imer Aliun, për faktin që nuk kamë kurrfarë obligimi që ti sqaroj atij. BDI-ja mbeti konsekuent në qëndrimin që kishte ëpr propozim ligjin me procedurë të shkurtuar si procedurë e qeverisë si pasojë e rendit të ditës të seancës së 40. Mirëpo çka ndodhi me atë seancë? Në atë seancë ndodhi që atë propozim që nuk e mbështete shumica parlamentare, grupi parlamentar i BDI-së, si propozim i qeverisë kaloj me votat e opozitës, ku shpresoj të bëjnë pjesë edhe votat e PDSH-së. Besoj se anasjelltas duhet të sqarojmë se çka ishte marrëveshja që opozita të mbështet propozim ligj të qeverisë, nëse një pjesëtarë i qeverisë nuk e mbështet atë ligj", u shpreh Talat Xhaferri, koordinatori i BDI-së.br Ndërkohë që edhe sot ka vazhduar show me sllajdet e Talat Xhaferrit në Komisionin për punë dhe politikë sociale ku debatohet rreth propozim ligjit për Branitellat. Dallimi i një ditë më parë është se sot anëtarët e Komisionit kishin mundësinë për analizë të citateve të Xhaferit jo gjysmë ore, por një orë të plotë. Ky vendim i Xhaferit befasoi edhe kreun e Komisonit Cvetanka Ivanova, e cila kishte pritur diç ndryshe nga dita e djeshme.br "Unë do të vazhdoj ku mbeta dje, në mënyrën siç kamë fol edhe dje, me një dalim që sllajdet sot do të qëndrojnë nga një orë, për d...


User: alsatmtv

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 04:23