Incidentet, qytetarët gishtin drejtojnë kah politika

Incidentet, qytetarët gishtin drejtojnë kah politika

'Është pikërisht ky autobusi i linjës me numrin 22, autobusi dhe linja famëkeqe për nxënësit shqiptarë të fshatit Nigishtan të cilët pësuan para pak ditësh në një rrahje që shpërtheu pikërisht në këtë fshatë ku jemi për momentin, në fshatin Vollkovë i cili është fshat etnikisht i pastër me maqedonas'.br Udhëtarët e rastit që ekipi ynë i intervistoi gjatë rrugëtimit të autobusit me numrin 22 thonë se janë të shqetësuar nga incidenti i fundit. Ata thonë se duke pasur parasysh situatën aktuale në vend, gjithçka mund të pritet por që kësaj radhe nuk dyshojnë në prapavijë më të thellë.br "Nuk do të mundem që me plotë siguri të them, duke e ditur se në çfarë situate po jetojmë, shumë pak u duhet vetë fëmijëve por edhe të rriturve të shkaktojnë incidente dhe me pavetëdije të shkaktojnë edhe rrahje apo incidente", u shpreh një udhëtare në autobusin e linjës 22.br "Mendojë se ata janë njerëz të rinj dhe akoma të pavetëdijshëm, nuk janë mjaftueshëm të pjekur pasi bëhet fjalë për vetëdijen tek të rinjtë. Nuk patëm incident ku të përfshirë ishin njerëz të rritur tani, më në moshë. Mendojë se këto incidente janë mes të rinjve, të pavetëdijshëm dhe vlerësojë se situata nuk është serioze".br "Le të organizohen evenimente sportive që të kenë të rinjët të çlirojnë energjinë e tepërt, nuk do të ndodhin incidente të tilla, pa dallim se incidenti është ndëretnik ose ndryshe, ne jemi vend multi-kulturor dhe mundemi të gjithë bashkë të jetojmë".br "Kemi frikë, normal, kemi fëmijë. Duhet që çdoherë të jetojmë në qetësi dhe secili të sheh rrugën e tij, nëse nuk të ngacmon dikush as ti nuk do të ngacmosh dikë d.m.th fëmijët duhet të kenë kulturë shtëpiake, dhe nëse u mungon kjo, kotë e keni".br "90 për qind e incidenteve ndodhin për gjëra të kota dhe imtësia, më së paku ka të bëjë me atë që po i thonë mos-durim etnik, unë personalisht mendojë se ajo është arsyeja e fundit për incidentin".br br Ndërkohë gjatë të premtes së kaluar ditën kur dhe ndodhi incidenti autobusin me numër 22 disa orë më vonë janë lëshuar parulla antishqiptare nga disa të rinj maqedonas. Në një video amatore të publikuar në disa portale të internetit qartë mund të dëgjohen brohoritjet 'Dhoma gazi për shqiptarët' dhe 'Do të shkojmë ti masakrojmë shqiptarët' .br br Ndërkohë sot në orët e mëngjesit 5 deri 6 persona të panjohur deri më tani kanë sulmuar një nxënës 15 vjeçar me inicialet S.N nga fshati Çuçer Sandevë i Shkupit në autobusin me numër 50 tek stacioni në Bit Pazar. 15 vjeçari ka marrë lëndime të lehta trupore në pjesën e shpinës. Nga MPB informojnë se janë në kërkim të sulmuesve dhe po tentojnë që sa më shpejtë të zbardhin rastin.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:58

Your Page Title