DAP, paralajmëron gjoba të rënda

DAP, paralajmëron gjoba të rënda

Drejtoria e të Ardhurave Publike tani ka vendosur t'i dënojë qytetarët që me vite të tëra nuk kanë paguar tatim personal. Sipas numrit një të DAP-it Goran Trajkovskit, dënimet do të jenë prej 500-1000 euro dhe nga ky vit do të startojnë pasi që në 6 vitet e kaluara nuk kanë ndihmuar masat ndërmarra siç është paralajmërimi.br "Këto nëntë mijë janë shembuj eklatantë për mosrespektimin e Ligjit për tatimin personal të të ardhurave dhe këto 9 mijë janë emra dhe mbiemra të shtetasve tanë që çdo vit harrojnë ta përmbushin detyrimin e tyre. Kjo do të thotë se të gjitha metodat e edukimit, edukimi i drejtpërdrejtë dhe indirekt që shkon nga qendra jonë kontaktuese nuk e dha efektin e duhur dhe ka ardhur koha për zbatimin e masave kundërvajtës", deklaroi Goran Trajkovski, drejtor i DAP.br Derisa dikush nuk paguante dhe kalonte pa u gjobitur, vitin e kaluar 199 mijë qytetarë e paguan tatimin personal prej të cilëve madje 174 mijë vullnetarisht i lajmëruan të ardhurat në Drejtori. 24 mijë paguan por nuk kanë njoftuar DAP-in. 199 mijë qytetarë realizuan të ardhura bruto prej gati 1 milard e 4 milion euro, prej çka në Arkën shtetërore në emër të tatimit personal u derdhën 99 milion euro. Kjo është 8,5 më shumë krahasuar me vitin 2010. Ndërkaq, këtë vit të ardhura më të larta vjetore lajmëroi personi në Shkup me 2,5 milion euro. Rroga më e lartë bindshëm është në farmaci. Sipas DAP-it në këtë sektor paga më e lartë vjetore e lajmëruar është 1 milion e 700 mijë euro ose 92 mijë euro në muaj.br "Dhe për herë të parë në vitin 2011 në kategorinë e top dhjetëshit na paraqiten inxhinieria dhe industria e mishit si degë industriale në ngritje e sipër me lartësinë e pagave të paguara", tha Goran Trajkovski, drejtor i DAP.br Një rënie të tmerrshme ka tek personat që lajmëruan fitim kapital, përkatësisht sa kanë fituar në bursë. Lojtari më i mirë realizoi 650 mijë euro, ndërsa në vitin 2010 fitimi më i lartë ishte 2,2 milion euro. Pensionisti më i pasur është në Shkup i cili vitin e kaluar realizoi të ardhura plotësuese vjetore prej 1 milion euro, derisa fituesi më i madh në lojën e fatit është në Manastir i cili vitin e kaluar kishte fat dhe fitoi 340 mijë euro. Ndërkaq, prej 199 mijë qytetarëve që paraqitën të ardhura plotësuese përveç rrogës ose pensionit 54 mijë e 400 janë të papunë.


User: alsatmtv

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:23