Zbulohet 'toka' e dytë?!

Zbulohet 'toka' e dytë?!

Gjatë dekadës së kaluar janë zbuluar qindra planetë, kështu që është e mundur që të gjendet një tjetër vend si Toka, që mund të jetë e banuar, thonë studiuesit. Planeti i porsazbuluar është shkëmbor dhe masa e saj është shumë e ngjashme me të Tokës. Masa e saj është sa 113 për qind e Tokës, orbita është paksa më ndryshe, meqë gjendet 25 herë më afër pozicionit nga dielli i saj. Ajo sillet nga qendra me gjashtë milionë kilometra, që është katër për qind e largësisë mes Tokës dhe Diellit, e 10 herë më afër se orbita e Merkurit. Orbita e saj zgjatë 3236 ditë toke, ndërsa temperatura në sipërfaqe është 1200 gradë, që në fakt e bënë të jetë një shkëmbe i nxehtë qelqi. Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë thonë se se planeti është i pabanueshëm, dhe se aspak nuk i ngjanë Tokës? Por, pse është i rëndësishëm atëherë? Astronautët thonë se prania e saj tregon se mund të ketë më shumë planetë si Toka. Sipas të dhënave nga teleskopi hapësinor Kepler, ka ngjashmëri mes sistemeve të shumë planetëve, sidomos kur është fjala për ato shkëmbore. Shkencëtarët nuk janë vetëm në kërkim të planetëve të ngjashëm me Tokën, por edhe sistemet yjore që ngjajnë me Rrugën tonë të Qumështit.


User: alsatmtv

Views: 11

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:12