Monstra, avokati Raufi: 'Procesi u montua'

Monstra, avokati Raufi: 'Procesi u montua'

Ngritja e aktakuzës kundër 6 të dyshuarve për rastin "monstra" lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovcë të Shkupit ditën e fundit të skadimit të afatit ligjor, është vendim i dyshimtë dhe raritet në praktikën gjyqësore. Kështu shprehet avokati mbrojtës i 6 të akuzuarve, Naser Raufi duke shtuar për herë të parë se rasti në fjalë është montuar dhe i ngjason proceseve 'Vreshtat e Rashtakut' dhe 'Sopotit'.br "Prej këtij momenti unë më dyshojë që është në pyetje montimi, deri në atë moment d.m.th kur nuk i kam parë këto deklarata nuk kam pasur dyshim por tash jam bile jam i sigurtë se është montimi i pastërt. Ditën e rikonstruimit u habita që mu prezantuan 4 dëshmi prej 4 dëshmitarëve prej të cilëve 3 ishin prezent në rikonstruimin që u bë ditën e enjte dhe më befasoi fakti që unë nuk jam ftuar nga ana e gjykatësit hetues që të jem prezent kur janë marrë deklaratat prej këtyre 4 dëshmitarëve. Kjo si rast me të vërtet është një raritet", tha Naser Raufi -- avokat mbrojtës i të akuzuarve nga 'monstra'.br Mbrëmë vonë, Prokuroria Publike për Krim të Organizuar, ngriti aktakuzën kundër 6 të dushuarve të ndaluar në operacionin "monstra". Dosja me aktakuzën e formuluar, i është drejtuar Gjykatës Themelore Shkupi 1, 6 muaj pas mbledhjes së fakteve. Nga zyra për mardhënie me publikun e Gjykatës Themelore Shkupi 1 thonë se "bëhet fjalë për aktakuzë që propozon vazhdimin e masës së paraburgimit kundër Alil Demirit, Agim Ismailoviqit, Afrim Ismailoviqit, Rami Sejdinit dhe Fejzi Hazirit për veprën penale "terrorizëm" sipas nenit 394-b paragrafi 1 i Kodit Penal të Maqedonisë. E njëjta masë i vazhdohet automatikisht edhe Haki Azirit për veprën penale "terrorizëm" sipas të njëjtit referim ligjor".br Ndërkohë, sipas avokatit mbrojtës Naser Raufi, ngritja e akuyës do të ankimohet pas 7 ditësh. Pas rrëzimit edeh të ankimimit, aktakuza hznë në fuqi, por teorikisht 7 ditë pas afatit ligjor. Prokuroria ngarkon për veprën e terrorizmit 5 nga 6 të ndaluarit, ndërsa një tjetër, me akuzën e bashkëpunimin dhe ndihmës së kryerjes së kësaj vepre penale. Formulimi i aktakuzës erdhi pas marrjes së dëshmive edhe të 4 dëshmitarëve të tjerë shtesë të mbrojtur, por, në marrjen në pyetje të të cilëve, pala mbrojtëse nuk u thirr për dëgjim.


User: alsatmtv

Views: 6

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:27

Your Page Title