BDI, 15 mijë amandamente kundër 'branitellave'

BDI, 15 mijë amandamente kundër 'branitellave'

Me mbi 15 mijë amendamente BDI-ja e Ahmetit do të tentoj të bllokoj miratimin e ligjit për branitellat i cili sot edhe zyrtarisht hyri në procedurë parlamentare. Kuvendi me 79 vota pro 2 të përmbajtura dhe 11 kundër e vendosi në rend dite projekt ligjin për branitellat me procedurë të përshpejtuar të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja. Deputetët gjatë votimit u ndanë në vija etnike, shqiptarët kundër derisa pala maqedonase pro asaj që projekt ligji të futet në rend dite. br br "Dua të ritheksoj edhe njëherë se BDI-ja siç ka vepruar në procedurë të rregullt për të parandaluar për të penguar miratimin e këtij propozim ligji do të shfrytëzoj çdo mënyrë institucionale që edhe në këtë procedurë të re të shkurtuar të parandalon dhe të pengon dhe do të pengojë miratimin e këtij propozim. Për të thyer kureshtjen e gjithë atyre që kanë manipuluar me numrin e amendamenteve unë dua të paralajmëroj se BDI-ja përgatitet që të parashtroj për këtë propozim ligj mbi 15 mijë amendamente", tha Talat Xhaferi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.br br Megjithatë numri i madh i amendamenteve i parashtruar nga BDI-ja nuk luhati vendosmërinë VMRO-DPMNE-së për miratimin e ligjit. br br "Qëllimi i VMRO-DPMNE-së është që të miratohet ky ligj dhe do të bëjmë çmos që ky ligj të miratohet në këtë seancë, përkundër asaj që kjo seancë mund të zgjasë edhe me muaj", tha Aleksandër Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.br br "Përkushtimi jonë për ta parandaluar këtë ligj kontrovers është i fuqishëm, jo vetëm 15 mijë, 150 mijë amendamente po pati nevojë ne do i sjellim këtu në parlament. Jo për tu bërë qesharak, por për të treguar se kur është nevoja për të mbrojtur interesat tona, për ne raportet mes koalicionit nuk janë themelore dhe vendimtare", tha Ermira Mehmeti Devaja, deputete e BDI-së.br br "Është shumë qesharake ,kur dëgjon këtu që kanë bë 15 500 amendamente për ta bllokuar ligjin dhe sillen në një farë mënyrë sikur të jenë në opozitë e ndërkohë që ata kanë marrë nga populli mandat që të qeverisin", tha Ziadin Sela, deputet i PDSH-së.br br Ndërkohë, deputeti i RDK-së Izet Zeqiri, në këtë sheh një lojë mes partnerëve ët koalicionit me qëllim të zgjatjes së mandatit të tyre për të udhëhequr vendin. br br "Është e papranueshme kjo politikë që udhëheqet në parlament, sepse nuk mund të kuptohet ndryshe veç një plan i lojës që e luajnë partnerët e koalicionit vetëm e vetëm për ta zgjatë jetën e tyre në qeveri dhe në vazhdimin e qeverisjes së vendit", tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.br br Ndryshe kryetarja e Komisionit për punë dhe politikë sociale që vjen nga radhët e LSDM-së Cvetanka Ivanova ka thirrur për të enjten seancën e e komisionit me të vetmen pikë të rendit të ditës, projekt ligjin për branitellat, ku duhet të filloj debati rreth amendamenteve të paraqitura.


User: alsatmtv

Views: 3

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 03:04