Mbi 50 të vdekur, bilanci i deritanishëm i uraganit Sindi

By : alsatmtv

Published On: 2015-08-21

12 Views

01:48

Uragani "Sendi" shkaktoi kaos dhe dëme të shumta në bregun lindor të SHBA-së. Më shumë se 50 njerëz e humbën jetën, miliona të tjera mbetën pa energji elektrike, ndërsa dëmet materiale vlerësohen në dhjetëra miliarda dollarë. Uragani paralizoi jetën në Nju Jork.
Rrugët dhe tuneli i metrosë janë nën ujë, 80 shtëpi janë djegur, ndërsa një numër i madh i tyre janë dëmtuar nga vërshimet. Uragani i cili sot duke më i dobësuar po lëviz drejt brendisë së kontinentit. Presidenti Obama e ndërpreu fushatën parazgjedhore dhe iu përkushtua menaxhimit të krizës nga uragani që llogaritet si stuhia më shkatërrimtare në historinë e SHBA-ve.
"Stuhia ende nuk ka përfunduar. Nga Qendra nacionale e uraganeve na informuan se stuhia lëvizë drejt veriut. Atje ka rajone që mund të goditen, prandaj dua të theksoj se ende ekziston rreziku nga përmbytjet dhe erërat të fuqishme. Apeloj që popullata t'i respektojë instruksionet e institucioneve kompetente", tha Barak Obama, president i SHBA-ve.
Më parë Obama shpalli gjendje katastrofe në disa pjesë të shteteve federale, Nju Jork dhe Nju Xhersi dhe mundësoi ndarjen e mjeteve plotësuese për ndihmë. Pasojat e uraganit që i përfshiu 17 shtete federale i kanë ndje më shumë se 8 milionë banorë.
"Unë u evakuova nga uragani "Ajrin", por shumë njerëz thanë se nuk kishte qenë aq e frikshme. Kësaj radhe mbeta pa u evakuuar sepse mendoja se përsëri nuk do jetë i frikshëm, por jam e sigurt se askush nuk ka prit të ndodhë një gjë e këtillë", u shpreh një banore e Nju Jorkut.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vazhdojnë me punën e tyre. Sipas vlerësimeve të para, dëmet e përgjithshme të shkaktuara nga uragani mund të jenë mes 30 dhe 50 miliardë dollarë. Petar Bllazhevski

Trending Videos - 27 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 27, 2024