Daçiq: 'Kosova po na rrëshqet nga dora'

Daçiq: 'Kosova po na rrëshqet nga dora'

Serbia do të jetë aktive në të gjitha nismat dhe dialogun për zgjidhjen të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me Kosovën edhe pse mbetet e vendosur fuqishëm që të mos pranojë asnjëherë pavarësinë e saj. Kështu ka deklaruar kryeministri Ivica Daçiq në një intervistë për televizionin publik të Serbisë duke kritikuar me këtë rast politikat e deritanishme shtetërore të Serbisë, që, sipas tij, kanë bërë që Kosova rrëshqas nga pavarësia. Daçiq ka thënë se nëse do të vazhdohej me politikën e injorimit të dialogut siç ishte vepruar më parë, serbët e Kosovës mund t'i gjej fati i serbëve të Krainës në Kroaci. Daçiq ka thënë se Kosova është Serbi vetëm në kushtetutë, por jo edhe në jetën e përditshme. Kryeministri serb ka folur edhe për dialogun me Prishtinën ndërsa ka veçuar pikën më të ndjeshme, marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit të cilën Serbia do të jetë e detyruar ta zbatoj.br "Ne po veprojmë sipas logjikës se më mirë është që të ketë një konflikt të ngrirë, por kjo nuk është reale. Ne kemi udhëhequr një politikë e cila na ka larguar nga ruajtja e interesit nacional në Kosovë. Nëse lexoni kushtetutën atje thuhet se Kosova është Serbi, por sa kjo është reale. Jeta është krejt tjetër. Në gjithmonë ëndërrojmë aleatët e fuqishëm, por nga kjo s'ka asgjë. Realiteti është se serbë në Kosovë ka gjithnjë e më pak. Ka diçka që duhet të pranojmë, diçka që duhet të gëlltisim që të mund të arrijmë diçka nga interesat nacionale. Kosova po rrëshqet kah pavarësia dhe për këtë arsye këmbëngulim, që çështja e statusit të zgjidhet sa më parë, pra edhe marrëveshjen e keqe për integrimin e kufirit, duhet të zgjidhet me sa më pak dëme", deklaroi Ivica Daçiq, kryeministër i Serbisëbr Përkundër kësaj, Daçiq tha politikat që po udhëhiqen nga pushteti aktual në Serbi kanë arritur tashmë ta kthejnë Serbinë në lojë, "Ajo është lojtare, nuk është në tribuna. Në vend se të tjerët, ne do të vendosim për Kosovën. Gjithnjë kemi humbur, nuk e kemi lehtë, por, tash na duhet një politikë e mençur dhe e matur", ka thënë Daçiq. Kosova ka zgjidhur statusin e saj në vitin 2008, me shpalljen e pavarësisë, e cila u njoh nga më shumë se 90 shtete. Sot është anëtare e mekanizmave ndërkombëtarë financiarë, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Serbia dhe Kosova, përmes kryeministrave të tyre, Daçiq dhe Hashim Thaçi, po zhvillojnë bisedime nën ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel. Këto bisedime pasojnë dialogun teknik, të zhvilluar për më shumë se një vit, nga i cili rezultuan shtatë marrëveshje, zbatimi i të cilave ka shënuar ngecje, dhe të njëjtat po ridiskutohen në takimet Thaçi-Daçiq. Një takim i radhës është paralajmëruar për muajin dhjetor.


User: alsatmtv

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:32