Saraçini, ndanë licenca për vlerësuesit

Saraçini, ndanë licenca për vlerësuesit

Dhjetëra vlerësues sot u pajisën me certifikatë për vlerësim. Certifikatat i ndau ministri i Ekonomisë Valon Saraçini, sipas të cilit mbi 420 persona kanë qenë në trajnim dhe vetëm 300 prej tyre kanë kaluar provimet profesionale. Përveç trajnimit dhe provimeve, vlerësuesit që të mund të kryejnë profesionin e tyre duhet të jenë të regjistruar si Shoqatë për vlerësim apo si persona juridik. Megjithatë, Saraçini theksoi se vlerësuesit janë edhe të monitorueshëm sipas ligjit të ri.br br "Licenca për vlerësim rrjedh nga miratimi i ligjit për vlerësim i cili ishte i domosdoshëm sepse në RM vlerësuesit e parë të cilët kanë marrë licenca, i kanë marrë në vitin 1995-96 dhe prandaj e pamë të arsyeshme nevojën se duhet me të vërtet të bëhet një revizion i këtyre licencave. Mirëpo gjithashtu të harmonizohen me standardet dhe rregullat ndërkombëtare, rregullat evropiane, me qëllim që vlerësuesit e ardhshëm të bëjnë një vlerësim real, një vlerësim konkret, një vlerësim në bazë të fakteve dhe një vlerësim në bazë të situatës aktuale e cila është prezentë në ekonominë e vendit", deklaroi Valon saraçin, ministër i ekonomisë.br br Ndërkohë njëri nga vlerësuesit i cili sot u pajisë me licencë për punë, u shpreh i kënaqur dhe optimistë se i pret mjaft punë, posaçërisht me bankat.br br "Në bazë të ligjit në periudhën e ardhshme vetëm vlerësuesit, vlerësuesit e autorizuar do të mund të kryejnë vlerësime. Shpresojmë se së shpejti do të themelohet edhe Oda e vlerësuesve dhe të filloj të funksionoj në këtë fushë. Nxitës kryesorë në gjithë punën janë bankat. Vlerësuesit në strukturë kemi bërë shumë vlerësime me bankat, diku rreth 90-92 për qind janë bërë në bazë të hipotekave për marrjen e kredive", u shpreh Zoran Vasilevski, vlerësues.br br "Poenta e këtij profesioni është të vendon rend në këtë sistemin e krijimit e vlerësimit të ndërmarrjeve. Përdoren metodologji dhe metoda të cilat ne i kemi parapa baskë me dy koleget e mia, i kemi përpiluar metodologjinë se si bëhet vlerësimi i ndërmarrjeve si publike ashtu edhe ato private". Nëse ndërmarrja është e regjistruar si shoqëri aksionare ato e kanë obligim ligjorë që çdo dy herë, apo njëherë në çdo dy vite patjetër të bëjnë vlerësime sepse është obligim ligjore", tha Gadaf Rexhepi, profesor universitar.br Pas pasjes me licenca vlerësuesit njëkohësisht dhanë betimin për punë të ndërgjegjshme.


User: alsatmtv

Views: 2

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:28