'Viti i Ri', qytetarët shprehen pesimistë

'Viti i Ri', qytetarët shprehen pesimistë

Rritja e numrit të të papunëve, ngritja e çmimeve të produkteve më të nevojshme për jetë dhe thellimi i krizës politike dhe ndëretnike si duket kanë ndikuar që qytetarët e vendit të jenë tejet të rezervuar për ndryshimet që mund të ndodhin gjatë Vitit të Ri 2013. Qytetarët që anketoi ALSAT-M në pragë të festës së Vitit të Ri thonë se kanë humbur të gjitha shpresat se një ditë standardi i tyre jetësorë do të përmirësohet dhe për këtë fajtor e shohin menaxhimin e keq me shtetin nga ana e Qeverisë.br br "Me këto politikan nuk bëhet më mirë, për tjetër gjë nuk kam çka flasë...".br br "Çka kemi pasur gjatë vitit 2012, atë do ta kemi edhe gjatë 2013-ës, më mirë nuk do të ketë asgjë!".br br "Jo, jo, nuk bëhet më mirë, si po duket nuk besojë që bëhet më mirë. Krizë e madhe na ka kapluar, fajet i ka Qeveria, kush do ti ketë fajet, ajo nuk ka 'domaçinllëk', ajo nuk po vepron siç duhet, sipas rendit, bënë harxhime të kota, ndërton ashtu 'spomenika' kurse populli endet posht e lartë".br br "Kur të jetë më mirë? Njejtë do të jetë, ende më vështirë do të jetë, krizë e madhe, nuk ka punë. Fajtorë kush mund të jetë, Qeveria".br br Kishte edhe disa qytetarë që u shprehën pjesërisht optimist sa u përket pritjeve për 2013-ën. Ata thonë se presin që gjatë 2013-ës të shënohen ndryshime ekonomike por edhe politke.br br "Pres ndryshime ekonomike dhe politike por jam shumë skeptik, arsyeja dihet. Nuk jam këtu, jetojë jashtë shtetit por siç i shoh gjërat nga jashtë, nuk kam shpresa".br br "Pres diçka më e mirë të ndodhë, të kemi gjendje më të mirë ekonomike, punë sociale më të mirë dhe të na ngjallet ekonomia...".br br "Nga viti 2013 presim që të bëhet më mirë pasi 2012-ta ka qenë një vitë katastrofë, kurse 2013-ta shpresojmë të jetë më mirë!".br br "Vetëm një dëshirë kam, gjithë shqiptarët kudo që janë të bashkohen dhe të gjithë të burgosurit që janë të pafajshëm të burgosur, të lirohen...".br br Ndryshe, të gjitha institucionet e Maqedonisë, duke filluar nga Qeveria në uratat e tyre për vitin 2013 deklaruan se do të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për krijimin e kushteve sa më të mira të jetesës për të gjithë qytetarët e vendit, por sa një gjë e tillë do të realizohet, pritet të shohim.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:40