Bajrami siguroi firmat për kandidat të pavarur

Bajrami siguroi firmat për kandidat të pavarur

Kryetari aktuali i Komunës së Haraçinës Basri Bajrami për dy ditë ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës së pavarur për zgjedhjet e ardhshme lokale më 24 mars. Para disa ditësh në Komisionin Shtetëror Zgjedhor janë dorëzuar mbi 200 nënshkrime në përkrahje të kandidaturës së tij.br br "Ditë më parë janë dorëzuar edhe nënshkrimet e duhura në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, madje edhe disa herë më shumë se sa kërkohej me Ligj. Janë dorëzuar edhe nënshkrimet për Listën e Këshilltarëve, të përzgjedhur nga të gjitha shtresat e qytetarëve të Komunës së Haraçinës" tha Basri Bajrami, kryetar i Komunës së Haraçinës.br br Bajrami në pika të shkurtra përmendi arritjet gjatë mandatit i cili po skadon, duke nënvizuar hyrjen në fazën e dytë të decentralizimit të Komunës së Haraçinës, gjë që mbetet e paarritshme për shumë komuna tjera urbane. Ai tha se nëse merr përsëri besimin e qytetarëve, do të vazhdojë projektet të cilat akoma presin realizim.br br "Në pritje të realizimit janë disa projekte madhore dhe shumë të dobishme për qytetarët e Haraçinës. Qëllimi dhe synimi ynë kryesor për mandatin e ardhshëm është zgjerimi i territorit të Komunës, si dhe sigurimi i ujit të pijshëm për Haraçinën" deklaroi Basri Bajrami, kryetar i Komunës së Haraçinës.br br Bajrami gjithashtu ka përmendur si prioritete asfaltimin e rrugës Hasanbeg -- Haraçinë -- Likovë, rrugën për në Grushinë, hapjen e një çerdheje për fëmijë dhe Shtëpi të Kulturës, si dhe investime nga kompani të huaja në Komunën e Haraçinës.


User: alsatmtv

Views: 6

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:24

Your Page Title