Gjashtëmijë persona me simptome të gripit

Gjashtëmijë persona me simptome të gripit

Qytetarët që shkojnë të sëmurë në punë, shpërndajnë virusin e gripit. Informacione të këtilla kanë dërguar mjekët amë deri te Komisioni për sëmundje infektive. Në Maqedonia aktualisht rreth 6 mijë persona janë paraqitur me simptome të gripit. Për autoritetet shëndetësore ky numër nuk është brengosës, megjithatë u apelojnë që qytetarët tu kushtojnë rëndësi rekomandimeve për mbrojtje nga gripi me qëllim që infektimi të mos përhapet.br br br "Nëse ka simptome të gripit, gripi shërohet në kushte shtëpiake me shtrirje dhe pushim. Njerëzit të mos shkojnë në vendet e punës meqë kemi të dhëna nga mjekët amë se pacientët me fotografi më të lehtë klinike shkojnë në vendet e punës, ndërsa pas dy tre ditë ditëve gjendja u përkeqësohet. Nuk do të duhej të lejojmë që të krijohet një gjë e tillë", deklaroi Jovanka Kostovska, Komisioni për sëmundje infektive.br br br Epidemiologët presin që shifra e të sëmurëve nga gripi do të rritet në dy deri tre javët e ardhshme, por, shprehen se kjo është normale për këtë periudhë të vitit Sipas tyre, numri i të sëmurëve është larg alarmit për shpalljen e epidemisë. Në vitin 2009, kjo ka qenë e domosdoshme meqë atëherë ishin infektuar rreth 58.000 persona. Mirëmbajtje e higjienës, ajrosje e hapësirave dhe evitim i kontakteve me persona me simptome të gripit, mbeten rekomandimet kryesore për mbrojtje nga gripi.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:10