Thaçi dëshiron ta largoj, Bexheti ngul këmbë të mbetet?!

Thaçi dëshiron ta largoj, Bexheti ngul këmbë të mbetet?!

Turbulenca në PDSH vetëm një ditë para dorëzimit të listave të kandidatëve në KSHZ. Në pikëpyetje serioze është kandidatura e Sadi Bexhetit për Komunën e Tetovës. Sipas informatave brenda kësaj partie, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi seriozisht po mendon që të heqë nga loja Bexhetin, megjithëse vendim zyrtar akoma nuk është sjellë. Ky i fundit ndërkohë nuk dëshiron të lëshoj pe dhe këmbëngul që të mbetet kandidat i PDSH-së dhe të garojë për mandatin e dytë në zgjedhjet e 24 marsit. Vetë Sadi Bexheti mbrëmë në prononcim për disa portale ka demantuar zërat se mbetet jashtë loje për Komunën e Tetovës. Ai ka deklaruar se vazhdon të mbetet kandidat i PDSH-së për të fituar një tjetër mandat në krye të Komunës së Tetovës.br br "Vazhdoj të mbetem kandidat i PDSH-së për të fituar edhe një mandat të ri në krye të komunës më të madhe shqiptare në Maqedoni. Lajmi i publikuar në disa media për gjoja tërheqjen time nga kandidimi është pjesë e fushatës parazgjedhore dhe nuk është i vërtetë", ka deklaruar Sadi Bexheti.br br Por nga PDSH-ja askush nuk prononcohet, as i demantojnë e as i konfirmojnë paqartësitë për kandidaturën në Tetovë. Jo-zyrtarisht, tërheqja e Sadi Bexhetit ka qenë skenar i përgatitur prej më herët nga vetë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ndërsa largimi i tij nga gara në moment të fundit bëhet me qëllim që t'i pamundësohet kandidimi si kandidat i pavarur. Nuk bëhet i ditur as emri i kandidatit në rast të largimit të Bexhetit, edhe pse në opinion përmendet Hasan Luma, ish drejtori i Spitalit të Tetovës, por nuk përjashtohet mundësia që edhe vetë lideri i PDSH-së Menduh Thaçi të kërkojë besimin e qytetarëve për kryetar të Komunës së Tetovës. Të gjitha paqartësitë rreth kandidatit të ardhshëm të PDSH-së në Komunën e Tetovës do të qartësohen nesër në Shkup në ora 18 për kur kjo partia ka caktuar edhe konventën e parë me çka starton fushatën parazgjedhore.


User: alsatmtv

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:55