Zeqiri: të shkurtohen të dhënat për AKE-në

Zeqiri: të shkurtohen të dhënat për AKE-në

Deputeti i opozitës, Izet Zeqiri kërkoi të ulen taksat që sektori i telekomunikacionit ia paguan Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE). Ai qysh vitin e kaluar dorëzoi një propozim-ligji në Parlament, por deputetët e shumicës në pushtet atë e refuzuan. Zeqiri shpjegon se nëse ulen taksa, kjo nënkupton edhe uljen e çmimeve të shërbimeve të telefonisë për qytetarët, por edhe zvogëlim i të ardhurave të Agjencisë e cila nuk do të mund të shpenzojë paratë e taksapaguesve për shpenzime jo produktive, siç ishte rasti me ahengjet për Vitin e Ri në vlerën prej 21 mijë euro .br br "Kërkuam që nga 0.5 për qind kompensim vjetor i dhënësve të shërbimeve të komunikimeve elektronike, dhënësit e atyre shërbimeve të paguajnë 0.3 për qind, në këtë mënyrë do të jepeshin mundësi që të uleshin edhe çmimet e shërbimeve që i shfrytëzojnë qytetarët nga kompanitë e shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe në anën tjetër nuk do ti jepeshin mundësi AKE-së ët realizon fitime të mëdhaja të cilat fitime i shfrytëzon për shpenzime jo produktive. Duke analizuar nga viti 2009 kjo agjenci ka çdo vit mbi 5.5 -- 5.7 milion euro tepricë të mjeteve financiare që në mënyrë të padrejtë i hudhën nga viti në vit dhe kështu që për dy tre vite janë diku 15 milion euro, të cilat janë para që ky agjencion i shfrytëzon në mënyrë jo-racionale dhe jo për zhvillimin e sferës së shërbimeve të telekomunikimit por ëpr shpenzime jo produktive të cilat janë të lidhura si me ahengje të ndryshme, si me udhëtime zyrtare, shpenzime të shërbimeve intelektuale e kështu me radhë", deklaroi Izet Zeqiri, DRK.br br Deputetët e shumicës, thotë Zeqiri, pa asnjë argument e refuzuan propozimin. Megjithatë, është e mundshme që përsëri i njëjti Ligj të gjendet në Kuvend.br br "Deputetët e pozitës janë makineri votuese në Parlament, ata nuk diskutojnë, të gjitha raportet që vijnë nga trupat rregullatorë që nuk i kontrollon as qeveria, por ka obligim ti kontrollon parlamenti i Republikës së Maqedonisë sepse parlamenti është themelues i tyre, ata nuk diskutojnë dhe ata pranojnë çdo gjë të cilën e propozojnë këto trupa rregullatorë", tha Izet Zeqiri, DRKbr br Kuvendi sot pa kurrfarë vërejtje e pranoi raportin e Agjencisë për Komunikime Elektronike për vitin e kaluar. Ky organ rregullator këto ditë është ishte në shënjestër të sulmeve për shkak të skandalit në opinion pas shpenzimit të 21 mijë eurove për ahengun e Vitit të Ri. Qeveria kërkon që paratë të kthehen, por deri tani askush nuk tregon se a do të kërkohet edhe përgjegjësia politike nga drejtori i Agjencisë, Robert Ordanovski. Nga Agjencia tashmë një javë refuzojnë të përgjigjen nëse dhe si planifikojnë ti kthejnë të punësuarit paratë e shpenzuara për ahengun.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:55