Durrës, ekzekutohet me automatik miku i Agim Pepës

Durrës, ekzekutohet me automatik miku i Agim Pepës

Nikolin Prenga u ekzekutua mbrëmjen e sotme, rreth orës 22: 00 në qytetin bregdetar të Durrësit. Policia thotë se Prenga i moshës gati 30 vjeçare është qëlluar me breshëri automatiku. Viktima ka qenë në automjetin e tij tip BMW me ngjyrë jeshile me targa X234 XPJ kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar. Krimi ndodhi pranë varrezave të reja të qytetit të Durrësit. Ai është qëlluar pas shpine me breshëri automatiku.br Nga të dhënat e para informohet se viktima ka marrë të paktën 5 plumba, në kokë dhe në trup. Nikolin Prenga punonte si roje në disa pika bastes dhe kohët e fundit kishte qenë i papunë. Policia ka dëgjuar një dëshmitar që ka thënë se kishte dëgjuar krisma por nuk kishte arritur të idenfikikonte autorët pasi kishte qenë shumë errësirë dhe nuk kishte parë asgjë.


User: Report TV

Views: 10

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 00:39

Your Page Title