Vdekja e Luca Olivotos, mjeku Tullio Simoncini lë Shqipërinë

Vdekja e Luca Olivotos, mjeku Tullio Simoncini lë Shqipërinë

TIRANE - Italiani 27-vjeçar Luca Olivotto erdhi në Shqipëri me shpresën për t'u shëruar, ndërsa më 18 tetor të vitit të shkuar gjeti vdekjen pas një ndërhyrje mjekësore, e cila pas publikimit të lajmit në Shqiptarja.com, u kthye në një skandal në fushën e mjekësisë.br br Familjarët e italianit akuzuan mjekun Tullio Simoncini, i cili sipas tyre me teorinë se kanceri është një kërpudhë dhe shërohet me sodë bikarbonati i kish premtuar se djali i tyre do shërohej.br br Në qendër të vëmendjes u vu mjeku italian Tullio Simoncini, i cili sipas burimeve të televizionit A1 REPORT tashmë ka lënë Shqipërinë duke u larguar për në Serbi dhe nuk ka hequr dorë nga teoria e tij mbi kancerin duke gjetur një treg pune tashmë me pacientët serb.br br Menjëherë pas vdekjes së Olivottos nga prokuroria e Tiranës u hapën hetimet, të cilat ende nuk kanë nxjerrë një fajtorë. br br Ndërkaq burime nga organi i akuzës, bënë me dije për A1 REPORT se mjeku Tullio Simoncini nuk është person në hetim për prokurorinë, por ai ka qenë pjesë e personave të pyetur në cilësinë e dëshmitarit.br br Po sipas të njëjtave burime, para se të dilet në konkluzionet përfundimtare të hetimet pasi nga dy ekspertizat e bëra deri më tani nuk ka një fajtorë, grupi hetimorë ka vendosur të realizohet dhe një ekspertizë e fundit për të saktësuar nëse Luca Olivotto gjeti vdekjen nga ndërlikime operatore apo postoperatore.br (ad.tishqiptarja.


User: Report TV

Views: 9

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:32