Mexhiti përkrahje për Selën, Dehari falënderon Shkupin

Mexhiti përkrahje për Selën, Dehari falënderon Shkupin

Thirrjeve për përkrahje të Zijadin Selës në Strugë iu bashkëngjit edhe nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, kandidat për Komunën e Çairit. Gjatë takimit të sotëm me studentët e USHT-së, Mexhiti iu bëri apel simpatizantëve të BDI-së në Strugë, të votojnë Selën, ndërsa iu bëri thirrje edhe simpatizantëve të partive të tjera shqiptare në Dollnen dhe Bërvenicë, të votojnë kandidatët e BDI-së, të cilët në raundin e dytë garojnë përballë kandidatëve maqedonas.br br "Bëjmë apel edhe në Strugë për dalje për përkrahje të Zijadin Selës edhe anëtarëve të BDI-së... bëjmë apel dhe thirrje, pavarësisht a i thërret apo jo oponenti ynë, të dalin edhe në Dollnen dhe Bërvenicë, të përkrahin kandidatët shqiptarë, z. Enverin dhe z. Abdullaun, që në fund të kurorëzojmë fitoren më të madhe shqiptare në pushtetin lokal, sa u përket komunave në Maqedoni", tha Izet Mexhiti, kandidat i BDI-së për Komunën e Çairit.br br Në tubimin e Mexhitit në Çair, i ftuar ishte edhe kryetari i sapo-zgjedhur i Kërçovës Fatmir Dehari. Ai theksoi rolin e studentëve në historinë kombëtare si bartës të projekteve shoqërore, duke falënderuar gjithashtu shkupianët për përkrahjen morale që i kanë dhënë gjatë garës për kryetar komune në Kërçovë.br br "Duke u bazuar nga historia jonë e lavdishme, ku studentët gjithmonë kanë qenë promotorë të lëvizjeve tona kombëtare, vazhdojnë edhe sot, natyrisht do të vazhdojnë edhe nesër. Sot jam këtu për t'u falënderuar në emër të qytetarëve shqiptarë, në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Kërçovës për ndihmën, përkrahjen dhe mbështetjen që na bëtë në këtë proces zgjedhor, por edhe për t'ju uruar juve si kryeqytetas për fitoren e madhe të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, fitoren e Kërçovës", deklaroi Fatmir Dehari, kryetar i Kërçovës.br br Kandidati për kryetar komunë të Çairit Izet Mexhiti në vazhdën e fushatës parazgjedhore realizoi takim edhe me aktorët e Teatrit Kombëtar në Shkup, ku prezantoi projektin për riparimin e teatrit dhe krijimin e kushteve bashkëkohore për art. Nga aktorët, kishte kërkesa për rregullimin e çështjes së diskriminimit në paga të aktorëve të teatrit shqiptar ndaj kolegëve të tyre maqedonas dhe turq.


User: alsatmtv

Views: 3

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:27