Sela: Shkelja mbi vullnetin e popullit paraqet destabilizim

Sela: Shkelja mbi vullnetin e popullit paraqet destabilizim

Për herë të parë pas marrjes së verdiktit nga populli për kryetar të komunës së Strugë, Ziadin Sela doli para mediave për të falënderuar të gjithë votuesit, që i dhanë mbështetje. Sela përmendi edhe rastet e pa precedent që policia e shtetit ushtroj ndaj disa qytetarëve,dhe burgosjen e një tjetri ndërsa akuzat e VMRO-së dhe LSDM-së për parregullsi të procesit zgjedhor, i quajti si tentim për të destabilizuar Strugën.br br "Falënderoj të gjithë qytetarët e Strugës, votuesit e thjeshtë, të cilët ne mënyrë të qetë dhe demokratike, më 7 prill e shprehën vullnetin e tyre dhe më nderuan duke më zgjedhur për kryetar të komunës së Strugës. Falënderoj ato për kulturën e treguar, me gjithë terrorin institucional policor të ushtruar ndaj qytetarëve nga institucionet policore të shtetit, nga njësit speciale. Po përmend disa raste, është burgosja e një vëzhguesi tanë të PDSH-së në Oktis. Është maltretimi i një 20 vjeçari në Oktis, terrori psikik i ushtruar ndaj këtij të riu, të cilit i kanë ndejtur mbi kokë me dhjetëra forca të njësisë speciale në sy të nënës vë vet", deklaroi Ziadin Sela, fitues i zgjedhjeve në Strugë.br br Sela gjithashtu akuzoi edhe përfaqësuesit e lartë shtetëror dhe komisionarët e VMOR-DMNE-sëbr të cilët kanë tentuar të falsifikojnë duke skanuar fletë votimi,të cilët kanë përdorur vulat e një njësie që është etnikisht me maqedonas. Këto veprime ai i quajti tentim për të shkelur mbi vullnetin e popullit që mund të çoj në destabilizimin e vendit.br br "Patjetër dua të përmend edhe tentimin për falsifikim të bërë nga ana e institucioneve shtetërore, më c'rast në katër vendvotime janë skanuar fleta votimi,të cilët kanë të përdorur vulën e njësisë zgjedhore të f. Vishnjës, një vend etnikisht i pastër me maqedonas. është fakti që në të katër qendrat e votimi,vëzhgues kanë qenë përfaqësues të lart shtetëror dhe funksionar shumë të lartë të VMRO-DPMNE-së", tha Sela.br br Kandidati i PDSH-së, Ziadin Sela në Strugë fitoi 20 mijë e 770 vota kundrejt 15 276 votave të kandidatit të koalicionit VMRO-LSDM-së Vlladimir Koçovski.


User: alsatmtv

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:35